Babai i 22 vjeccarit që vari veten dje në burgun e Rrogozhinës fajëson organet e drejtësisë që e lanë në burg të birin për një cigare hashash. Estref Halili, 22 vjeç u gjet i varur dje në tualetin e burgut. Estrefi është arrestuar nga policia në 22 dhjetor të 2016 sepse në makinën e tij u gjet kanabis dhe një thikë”, tha i ati një ditë pas ngjarjes së rëndë.
“Nuk kishte mbushur vitin që kishte dalë nga burgu kur u kap prapë me 3 gramë hashash. Po e pinin shokët, por ai mori përsipër veprën penale. U arrestua në datë 22 dhjetor, dhe në 27 e dërguan në Rrogozhinë. Para 4 ditësh e takoi i vëllai, dhe tha se ai qëndronte i heshtur”, rrëfen babai i 22-vjeçarit.