Është ndaluar nga policia bashkëshorti i 41-vjeçares Bedrie Loka, e cila i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë për shkak të sulmeve në ‘Tik-Tok’.
Sipas Klan News dyshohet se bullizimi që i është bërë 41-vjeçares në TikTok ka shkaktuar konflikte me bashkëshortin e saj, gjë që ka ndikuar në vendimin e të ndjerës për t’i dhënë fund jetës.
Në një njoftim zyrtar për rastin, Policia e Durrësit thotë se Loka ka bërë një kallëzim në Dhjetor të vitit 2022 për një adresë false që ishte hapur në emrin e saj, materiale të cilat janë referuar në Prokurori. Dyshohet se adresa ishte hapur nga kolegët e saj në fasonerinë ku punonte në zonën e Fllakës.
Materialet në lidhje me veprën e dyshuar penale “shkaktim i vetëvrasjes” i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme.