Teksa vijojnë hetimet mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në një fashat të Durrësit, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka, u vetvra duke pirë fotoksinë është zbardhur dëshmia e djalit të madh të çiftit.
Ai ka thënë se babi e ofendonte nënën e tij me fjalët me të rënda si dhe e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht.
“Babai në mënyrë sistematike ka dhunuar nënën fizikisht dhe psikologjikisht.
Babai e ofendonte nënën me fjalët më të rënda të mundshme. Sipas tij ofendimet e babait ishin shumë të rënda për nënën”, ka deklaruar ai para oficerëve të policisë gjyqësore.
Ndërkohë një dëshmi e tillë bie ndesh me pretendimet Xhelal Lokës, i cili pretendon se e donte bashkëshorten e tij dhe se gjithçka ka ndodhur vetëm si pasojë e bullizmit në rrjetet sociale.