Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetëvrasja e 41-vjeçares, Blendi Fevziu: Shoqëria shqiptare vijon të marrë jetë falë sjelljes primitive

2024/01/06 at 11:05 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vetëvrasja e 41-vjeçares, Blendi Fevziu: Shoqëria shqiptare vijon të marrë jetë falë sjelljes primitive

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, ku 41-vjeçarja i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë pasi për shkak të sulmeve në TikTok, ka tronditur mbarë opinionin publik.

Së fundmi lidhur me këtë ngjarje,  gazetari Blendi Fevziu ka dhënë një mesazh i cili e ka cilësuar më shumë një vrasje se sa një vetëvrasje.

Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, Fevziu ka bërë thirrje që të ndalet bullizimi, sharjet, fyerjet apo komentet denigruese në rrjetet sociale.

“Një 41-vjeçare i ka dhënë fund jetës në mënyrë më tragjike të mundshme, 4 fëmijë kanë mbetur jetimë, një bashkëshort ka mbetur i ve, për hir të një ngjarje e cila mund të ishte parandaluar. Natyrisht që përgjegjësinë kryesore e mbajnë autoritetet shtetërore, të cilat nuk kanë reaguar ndaj një denoncimi nga më shumë se 1 viti e gjysëm.

Por përtej përgjegjësisë së autoriteteve shtetërore, vetëvrasja e 41-vjeçares është më shumë një vrasje sepse vjen si pasojë e një fenomeni, i cili po bëhet dominues në shoqërinë shqiptare dhe nga i cili shoqëria shqiptare nuk po shpëton dot.  41-vjeçarja ishte objekt i bullizimit, fyerjes, talljes, shpifjeve në rrjetet sociale. 

Kjo ngjarje tregoi se rrjetet sociale, sa janë një mjet argëtimi, sa janë një mjet komunikimi, sa janë një mjet i përditshëm i angazhimit të përditshëm, janë edhe një armë që mund t’i marrë jetën tjetrit. Ka njerëz, të cilët i vret fjala e dikujt tjetër më shumë se një tjetër që është i aftë ta përballojë sharjen apo fyerjen.

Natyrisht që 41-vjeçarja do të ishte sot gjallë sikur të mos ishte presioni dhe mesjeta kulturore e shoqërisë shqiptare, sikur të mos ishte ekuizicioni mesjetar në të cilin jeton një pjesë e shoqërisë shqiptare, sikur të mos ishte kultura e talljes, denigrimit, fyerjes, fenomene të cilat e bëjnë shoqërinë shqiptare tejet primitive, që e bëjnë shoqërinë shqiptare të papranueshme.

Nuk është rastësi që një vend, i cili është vendi më i bukur i botës si Shqipëria, që ndodhet në qendrën e civilizimit botëror, në zonën ndoshta më të mirë të globit, vijon të jetë një vend i prapambetur dhe i varfër. Është i prapambetur dhe i varfër edhe falë kësaj mendësie, edhe falë këtij mentaliteti nga i cili nuk po shpëtojmë dot.

Po ju bëj edhe njëherë thirrje, jo vetëm të jeni të kujdesshëm me rrjetet sociale, jo vetëm të jeni të pandjeshëm ndaj fyerjeve dhe sharjeve të të tjerëve, por mbi të gjitha, të shihni të afërmit tuaj, ata që jetojnë në Perëndim, që nga mëngjesi në darkë mundohen të punojnë për të siguruar mirëqenien e tyre, mundohuni të kuptoni se mirëqenia juaj vlen më shumë së sa kënaqësia që merrni nga tallja, fyerja, përqeshja, thashethemet apo fjalët që shpenzoni për të tjerët.

Kuptojeni që ky stil jetese nuk mund të shkojë më në shoqërinë e sotme moderne. Kuptojeni që falë kësaj sjellje primitive, falë kësaj sjellje mesjetare, falë kësaj sjellje të papranueshme, ne jemi sot në atë vend që nuk duhet të ishim kurrë. Bota dhe shoqëria moderne nuk mund ta pranojë kurrë një sjellje të tillë, ndaj vrasësit e 41-vjeçares jemi të gjithë ne, është shoqëria shqiptare, e cila vijon të marrë jetë falë sjelljes së saj të papranueshme primitive dhe jashtë kohe”, u shpreh ai.

Ju sugjerojmë

Bojkoti i zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit
Rajoni

Osmani do të ftojë në takim krerët politikë për çështjen e Kuvendit

30 Qershor, 2025 2:08 pm
Mediu në Asamblenë Parlamentare të OSBE: Zgjedhjet në Shqipëri po përkeqësohen
Aktualitet

Mediu në Asamblenë Parlamentare të OSBE: Zgjedhjet në Shqipëri po përkeqësohen

30 Qershor, 2025 2:03 pm
Spiropali pret kreun e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Turqisë
Aktualitet

Spiropali pret kreun e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Turqisë

30 Qershor, 2025 1:51 pm
Rrugorja me “dorë të hekurt”/ 42 drejtues mjetesh në pranga e procedim. Bllokohen…
Aktualitet

Rrugorja me “dorë të hekurt”/ 42 drejtues mjetesh në pranga e procedim. Bllokohen…

30 Qershor, 2025 1:44 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

I riu përplas makinën me shtetas kosovarë në aksin Milot-Morinë,lëndohen 6 pasagjerë

30 Qershor, 2025 1:42 pm
Alarmi nga Gaza: Mbi 60 mijë fëmijë të kequshqyer, asnjë pikë qumësht…
Bota

Alarmi nga Gaza: Mbi 60 mijë fëmijë të kequshqyer, asnjë pikë qumësht…

30 Qershor, 2025 1:32 pm
Kurti: Të akuzuarit për Banjskën, më afër Vuçiçit sesa mbrojtja e tij
Rajoni

Kurti: Të akuzuarit për Banjskën, më afër Vuçiçit sesa mbrojtja e tij

30 Qershor, 2025 1:18 pm
Ministri Gonxhja: Mbi 6 mijë vende të lira pune në të gjithë vendin. Si të aplikoni?
Aktualitet

Ministri Gonxhja: Mbi 6 mijë vende të lira pune në të gjithë vendin. Si të aplikoni?

30 Qershor, 2025 1:16 pm
Vrasja e Nikulajt/Ruben Saraiva paraqitet në gjyq, merren në pyetje disa dëshmitarë
Aktualitet

Vrasja e Nikulajt/Ruben Saraiva paraqitet në gjyq, merren në pyetje disa dëshmitarë

30 Qershor, 2025 12:52 pm
Peshkopi/ Shiste droga të forta në disa lagje të qytetit, arrestohet 21 vjeçari
Aktualitet

Peshkopi/ Shiste droga të forta në disa lagje të qytetit, arrestohet 21 vjeçari

30 Qershor, 2025 12:38 pm
Para
41-vjeçarja vdiq pasi piu fostoksinë, policia arreston burrin: Tentoi ta vriste me thikë

41-vjeçarja vdiq pasi piu fostoksinë, policia arreston burrin: Tentoi ta vriste me thikë

E kishte marrë dhuratë, “Benzi” 100 mijë euro i Miss-it shqiptar do të përdoret nga Policia pas sekuestrimit

E kishte marrë dhuratë, “Benzi" 100 mijë euro i Miss-it shqiptar do të përdoret nga Policia pas sekuestrimit

4 persona të maskuar dhunojnë me sende të forta të riun në Pogradec

4 persona të maskuar dhunojnë me sende të forta të riun në Pogradec

TE FUNDIT

Osmani do të ftojë në takim krerët politikë për çështjen e Kuvendit

Bojkoti i zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit
30 Qershor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i ftojë udhëheqësit e partive politike në takime në ditët në vijim, për të...

Lexo më shumë

Mediu në Asamblenë Parlamentare të OSBE: Zgjedhjet në Shqipëri po përkeqësohen

Mediu në Asamblenë Parlamentare të OSBE: Zgjedhjet në Shqipëri po përkeqësohen
30 Qershor, 2025

Në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, kreu i PR Fatmir Mediu ngriti shqetësimet e opozitës lidhur me zgjedhjet e...

Lexo më shumë

Spiropali pret kreun e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Turqisë

Spiropali pret kreun e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Turqisë
30 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë...

Lexo më shumë

Rrugorja me “dorë të hekurt”/ 42 drejtues mjetesh në pranga e procedim. Bllokohen…

Rrugorja me “dorë të hekurt”/ 42 drejtues mjetesh në pranga e procedim. Bllokohen…
30 Qershor, 2025

“Prani e shtuar shërbimesh dhe mjete bashkëkohore, 24/7, në terren, për të parandaluar aksidentet, ndëshkuar shkeljet e rregullave të qarkullimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com