Një grua i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një pemë pranë shtëpisë së saj. Ngjarja a rëndë ka ndodhur në Fier.
Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, ndërsa dosja është dorëzuar dje në prokurori.
Në fshatin Ndërnënas, në kasollen pranë banesës, është vetëvarur dhe ka vdekur 82-vjeçarja me inicialet V. Rr., për të cilën familjarët nuk kanë njoftuar në polici.
Nga deklarimet e familjarëve dhe veprimet e kryera rezulton, se shkaku i vdekjes është vetëvarja.