Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veterani Gjika: Në Gjermani me taka me gozhdë, gjyqtari u shokua

2016/06/17 at 11:18 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veterani Gjika: Në Gjermani me taka me gozhdë, gjyqtari u shokua

Një nga ish lojtarët e ekipit kombëtar të viteve ’70, Dhimitër Gjika, tregon se sa e varfër ishte baza materiale e ekipit kombëtar. Se si shkuan në Gjermani me këpucë me taka hekuri të mbërthyera me gozhdë. Si u shokua gjyqtari që kërkoi ti ndërronin menjëherë. Tregon zhvillimin e Gjermanisë, dëshirën për të blerë veshje dhe televizorë me ngjyra dhe survejimin nga sigurimi i shtetit.

gjermani-shqiperi

Ai rrëfen:

“Më kujtohet kur kam qenë në Gjermaninë Perëndimore në vitin 1971 së bashku me vëllain, Mihalin. Ishin emocione të jashtëzakonshme. Të jesh futbollist i ekipit kombëtar është privilegj, është kënaqësi, por është edhe detyrim ndaj kombit tënd. Nuk është shëtitje. Vërtet ke privilegje, por ke shumë detyrime.

I kujtojmë me nostalgji ato vite pasi ne ishim një brez i mrekullushëm. Nuk di kë të përmend më parë, Jorgaqin, Taushanin, Stringën, Himcin, Lleshin, Lleshi, Popa dhe ka shumë tjerë. Fanela e ekipit kombëtar nuk ka të blerë. Është e përgatitur nga një stof i veçantë. Se kam fjalën për përbërjen, por për përgatitjen e saj nga mbarë opinioni publik. Kush ka shans ta veshë duhet të tregojë kujdes të jashtëzakonshëm.

Ka shumë gjëra që ky brez nuk i kupton dot. Kur shkuam në gjermani ne kishim me vete taka hekuri me gozhdë. Kur i pa gjyqtari vuri duart në kokë. Na tha se duhet ti ndërronim menjëherë. Se takat duhet të jenë kauçuku. Ne u habitëm si ka mundësi. Çfarë janë këto taka kauçuku. Sot janë të gjitha fanellat, topat, këpucët. Ti vësh në diskutim është budallallëk.

Shqipëria e atyre viteve ishte shumë e varfër. Dhe të kishe një veshje apo prodhim të huaj ishe i privilegjuar. Ja si e kujton z. Gjika çastin kur ishte në Gjermani ku u “qante” zemra për të marrë me vete ndonjë prodhim perëndimor:

Në qershor 1971 ishim në Gjermaninë Perëndimore. Fati ynë i madh ishte që ne kishim përkthyes një Stathi nga Përmeti. Një burrë fisnik. Na donte na respektonte, na ndihmonte. Kishte një djalë që ja quanin Gjergji. Por ne kishim frikë. Gjeta momentin dhe e ndava veç se kisha frikë. I thashë: dëgjo Stathi turp është por ne duam televizorë me ngjyra. Ja thashë në emër të ekipit. Ai e kapi me sportivitet të madh. Mirë mos kini merak. Dhe mori ne telefon një nga magazinat. I tha atyre, do vijë ekipi shqiptar dhe do 22 televizorë me ngjyra. Pa problem më tha, do zgjidhet. Unë shumë i gëzuar u thashë shokëve Do bëhemi me televizorë me ngjyra. Të gjithë u gëzuan. Madje kishte nga ata që shprehën mosbesim. Të nesërmen në ora 8 shkuan në një magazinë të stërmadhe, një supermarket elektronik. Të gjithë morëm nga një televizor. Unë vura dorë tek një Optel Lux. Si tani më kujtohet ai ishte një prodhim hungarez. I morëm i ambalazhuam. Por kishim një hall tjetër. Si do i justifikonin në aeroport. Mund të na akuzonin. Por jo. Ata na prenë edhe faturën dokumentat dhe na thanë: E keni peshqesh prej atij zotnisë.

Ndjeheshim keq në atë kohë sepse të gjithë i mbanin sytë tek ne për një palë letra, të mbathura, xhuboks, bluza etj. E tillë ishte koha. Perëndimi po zhvillohej me shpejtësi. Ne vetëm tkurreshim. Vëllai im binjak, Petriti, më porositi: Po erdhe në Elbasan e nuk më sjell xhuboks, ti nuk je më vëllai im!

I thashë Stathit edhe për vëllain. Më dërgoi në një supermarket me ashensor. Aty kam parë për herë të parë. Unë desha të bie. Skisha provuar. Atje kishte prodhime nga Milano, Parisi, gjithë perëndimi. Ndaj këtij brezi sot nuk i mungon asgjë. Dhe duhet që të japin maksimumin për veten e tyre për atdheun dhe gjithë shqiptarët. /Autori: Fatos Salliu, infoelbasani.al

Ju sugjerojmë

Veliaj ne burg, Rama tregon se si do të drejtohet bashkia e Tiranës
Aktualitet

Veliaj ne burg, Rama tregon se si do të drejtohet bashkia e Tiranës

21 Korrik, 2025 5:57 pm
Hungaria dhe Serbia bisedojnë me Rusinë për ndërtimin e një naftësjellësi
Bota

Hungaria dhe Serbia bisedojnë me Rusinë për ndërtimin e një naftësjellësi

21 Korrik, 2025 5:49 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarri në Dukat, Shqipëria kërkon ndihmën e BE-së

21 Korrik, 2025 5:46 pm
Italia anulon koncertin e dirigjentit rus, shkak lidhjet e ngushta me Vladimir Putin
Bota

Italia anulon koncertin e dirigjentit rus, shkak lidhjet e ngushta me Vladimir Putin

21 Korrik, 2025 5:38 pm
Largohet Gentian Mezani, Mirel Josa merr drejtimin e Bylisit
Sport

Largohet Gentian Mezani, Mirel Josa merr drejtimin e Bylisit

21 Korrik, 2025 5:06 pm
Britania e Madhe nis planet për ndërtimin e avionit hipersonik
Life Style

Britania e Madhe nis planet për ndërtimin e avionit hipersonik

21 Korrik, 2025 4:58 pm
Shqipëria hyn në “ferrin” e të nxehtit afrikan
Aktualitet

Shqipëria hyn në “ferrin” e të nxehtit afrikan

21 Korrik, 2025 4:57 pm
Sulmet izraelite, mbi 59 mijë palestinezë të vrarë në Gaza
Bota

Sulmet izraelite, mbi 59 mijë palestinezë të vrarë në Gaza

21 Korrik, 2025 4:38 pm
Nigel Farage: Rama ka pranuar të marrë mbrapsht të burgosurit shqiptarë
Aktualitet

Nigel Farage: Rama ka pranuar të marrë mbrapsht të burgosurit shqiptarë

21 Korrik, 2025 4:36 pm
Transferimi i parave të pista përmes sistemit “Hawala”, burg për dy të arrestuarit
Kronikë

Transferimi i parave të pista përmes sistemit “Hawala”, burg për dy të arrestuarit

21 Korrik, 2025 4:27 pm
Para
Kjo është partia më e re politike në Shqipëri

Kjo është partia më e re politike në Shqipëri

Putin: Nuk kuptoj si 200 tifozë rusë rrahën mijëra anglezë

Putin: Nuk kuptoj si 200 tifozë rusë rrahën mijëra anglezë

Greqi, 11 shqiptarë arrestohen si trafikantë droge

Greqi, 11 shqiptarë arrestohen si trafikantë droge

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Veliaj ne burg, Rama tregon se si do të drejtohet bashkia e Tiranës

Veliaj ne burg, Rama tregon se si do të drejtohet bashkia e Tiranës
21 Korrik, 2025

Pas shkarkimeve masive të drejtorëve në disa bashki të vendit, kryeministri Edi Rama deklaron se se bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë,...

Lexo më shumë

Hungaria dhe Serbia bisedojnë me Rusinë për ndërtimin e një naftësjellësi

Hungaria dhe Serbia bisedojnë me Rusinë për ndërtimin e një naftësjellësi
21 Korrik, 2025

Ministrja e Minierave dhe Energjisë e Serbisë, Dubravka Gjedoviç Handanoviç, ka zhvilluar një takim më 21 korrik me zëvendësministrin rus të...

Lexo më shumë

Zjarri në Dukat, Shqipëria kërkon ndihmën e BE-së

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
21 Korrik, 2025

Për shkak të situatës problematike të zjarrit në Dukat të Vlorës, Shqipëria ka aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, duke...

Lexo më shumë

Italia anulon koncertin e dirigjentit rus, shkak lidhjet e ngushta me Vladimir Putin

Italia anulon koncertin e dirigjentit rus, shkak lidhjet e ngushta me Vladimir Putin
21 Korrik, 2025

Një koncert i planifikuar në Itali nga dirigjenti i njohur rus Valery Gergiev, i njohur për lidhjet e tij të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com