Një 73-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri në fshatin Mal Vilëz në Tiranë.
Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 12:50.
Bëhet me dije se 73-vjeçari me iniciale Q.E., pas ngjarjes është dërguar në spital ku po merr trajtim mjekësor.
Uniformat blu kanë sekuestruar armën e përdorur nga 73-vjeçari.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.