Një vit më parë u përfol për një romancë të mundshme midis Rihannës dhe aktorit Leonardo Di Caprio, por menjëherë ata deklaruan se mes tyre ka vetëm një miqësi asgjë më shyumë se kaq. Në janar u bë publike një foto teksa çifti i përfolur shkëmbenin një puthje në buzë më njëri tjetrin, por prapë ata nuk pranuan asgjë. Së fundi, aktori 41 vjeçar dhe 28 vjeçarja nga Barbadosi janë fotografuar teksa shijonin festivalin “Coachella” i cili zhvillohet çdo vit, ku ndër të tjera organizohen edhe karnavele me veshje fosforishente. Të dy janë fotografuar teksa qeshnin dhe argëtoheshin nën shoqërinë e njëri tjetrit. Edhe pse “të maskuar” me kapele dhe me syze ata nuk kam mundur t’i shpëtonin objektivit të paparacëve./revistawho