Akademia e Shkencave po zhvillon këtë të premte zgjedhjet për kreun e këtij institucioni. Zgjedhjet po mbahen pa njoftuar median dhe publikun. Ndërkaq, mësohet se kandidat i vetëm për këtë post është sërish Skëndër Gjinushi, i cili pritet të rikonfirmohet sërish në detyrë.
Sipas News 24, gjatë procesit të votimit rreth 15 akademikë kanë votuar paraprakisht me zarf, ndërkohë që votat e tyre janë administruar nga një komision teknik AD Hoc dhe jo nga një komision votimi, që duhej të ishte ngritur për këtë rast.
Po burime për News 24 thonë se akademikët Nestor Thereska dhe Ardian Civici kanë propozuar Gjinushin për kryetar, ndërkohë i vetmi zë kundër kësaj procedure të ndjekur është akademiku Artan Fuga. Ky i fundit mësohet se ka kundërshtuar procedurat që po ndiqen sot nga Akademia e Shkencave.
Aktualisht, zgjedhjet po zhvillohen pa praninë e mediave.