Një 18-vjeçare ka humbur jetën pasi ka konsumuar fostoksinë. Policia njofton se e reja ka humbur jetën në spital pasdite e djeshme.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e reja B.M., 18 vjeçe e ka ndërmarrë aktin pas konflikteve me bashkëshortin e saj, 24-vjeçarin me iniciale E.D.
Për këtë të fundit policia ka nisur procedimin penal. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Fiershegan të Fierit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./Opinion.al