Një grup i madh tifozësh shqiptarë kanë ndjekur dje ndeshjen mes Francës dhe Shqipërisë në “fan-zonën” poshtë Kullës Eifel në Paris, shkruan Panorama Sport.
Por atmosfera atje nuk ka qenë aq miqësore sa në Marsejë, sidomos pasi tifozët francezë, të mbështetur nga një grup me tifozë kroatë, kanë vërshëllyer himnin shqiptar në fillimin e takimit.
Mes dy tifozerive ka nisur një përplasje fizike, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë që situata të qetësohej.
Më pas, policia franceze ka mbajtur të ndara dy tifozeritë gjatë ndeshjes, për të evituar një tjetër përshkallëzim të situatës.