Vera Grabocka është padyshim një nga producentet më të suksesshme në Shqipëri. Përveç suksesit në karrierë ajo shpesh është komplimentuar për pamjen e saj të jashtme.
Regjisorja dhe producentja e njohur ka dhënë kontribut të madh për televizionin, por edhe për kinematografinë pasi jo të gjithë e dinë që kur Grabocka ishte vetëm 19 vjeç ka luajtur në një film shqiptar. Regjisorja dhe producentja e njohur ka dhënë kontribut të madh për televizionin, por edhe për kinematografinë pasi jo të gjithë e dinë që kur Grabocka ishte vetëm 19 vjeç ka luajtur në një film shqiptar.
“Montatorja” është një prodhim i vitit 1970 ku producentja luan rolin e mikeshës së ngushtë të personazhit kryesor me emrin Hëna e cila dëshiron të bëhet montatore.
Në një fragment të filmit, Grabocka shfaqet me një shami në kokë ndërsa në një pjesë tjetër me flokët e zeza të kapura bisht.