Pas disa orëve të vështira në Gramsh, situata e zjarreve është normalizuar në disa fshatra, përveç njësisë Skënderbegas.
Lajmin e bëri të ditur vetë ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përmes një postimi në rrjete sociale, i cili ka deklaruar se mëngjesin e sotëm në ndihmë të emergjencave lokale dhe Forcave të Armatosura në fshatin Skënderbegas të Gramshit, janë vendosur edhe zjarrfikës nga Korça dhe Pusteci.
“Në Skënderbegas të Gramshit, çdo minutë ka rëndësi.
Në ndihmë të emergjencave lokale dhe Forcave të Armatosura në zonë, janë dislokuar edhe zjarrfikës nga Korça dhe Pusteci, për të mbyllur përfundimisht një front të vështirë dhe për të eliminuar çdo mundësi riaktivizimi të zjarrit”, shkruan Vengu.