Shefi i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme, Pirro Vengu nuk është i vetmi nëpunës me shtetësi greke. Në shërbimin e jashtëm janë 9 nëpunës me dyshtetësi. Për sa i përket emrat e nëpunësve me dyshtetësi, informojmë se kjo çështje është objekt i ligjit ‘Për mbrojtjen e të Dhënave Personale’ dhe në këto kushte emrat e nëpunësve, mbajtës së dyshtetësive nuk mund të bëhen të ditura”, sqaron ministria e Punëve të Jashtme.