Raporti final i Komisionit të Venecias mbi ligjin e Vettingut ka mbërritur tashmë në Tiranë dhe në të deklarohet se drafti respekton Kushtetutën e vendit, ndryshe nga sa është pretenduar nga opozita.
Komisioni i Venecias e ka gjykuar konform Kushtetutës së Shqipërisë ligjin e Vettingut.
Në dijeni të opinionit final të Komisionit të Venecias që mbështet ligjin e Vettingut, duket se ishte edhe Donald Lu, që me shpoti deklaroi se ishte dakort me Sali Berishën që Venecia duhej të jetë baza e reformës në drejtësi.
Ligji i Vettingut ishte cilësuar si anti-kushtetues nga Partia Demokratike e cila i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar rrëzimin e draftit. Kjo e fundit i kërkoi një opinion mbi çështjen Komisionit të Venecias, në bazë të të cilit trupa gjyqësore pritet të marrë edhe vendimin.