Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

2025/06/05 at 7:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

Vendosja e gabuar e sinjalistikave rrugore në vend ngre shqetësime për mbarëvajtjen e udhëtimit në rrugët e Shqipërisë, si dhe për mirëqënien e përdoruesve të rrugëve.


Eksperti rrugor, Islam Qibini, i ftuar në “Përballë Lajmit” në Klan Neës, shprehet se kjo vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë është dhe burim aksidenti. Sipas tij, segmentet rrugore në vend, kryesisht ajo e “Elbasan-Rrogozhinë”, për të cilën u ngrit shqetësimi më herët, kanë tabela të mbingarkuara. Një faktor i tillë kontribuon në shtimin e aksidenteve, pasi është e pamundur që brenda disa metrash, drejtuesit e mjeteve të zbatojnë tabelën detyruese.

“Po qe një segment rrugor i cili ka patur problematika sa i përket sigurisë rrugore për aksidentet automobilistike, është një segment rrugor me tabela të mbingarkuara, e shpesh herë të panevojshme. Për arsye se, para se të vendosësh një tabelë sinjalistike vertikale ose horizontale, duhet bërë auditimi i këtij segmenti rrugor, me qëllim që ajo tabelë të vendoset të jetë e përshtatshme dhe efektive për parandalimin e aksidenteve automobilistike. Duke vendosur për shembull tabelën “Kujdes”, “Kthesë e dyfishtë”, ose “degëzim rruge”, duhet të vendoset dhe tabela “kufizim shpejtësie”, por jo një kufizim shpejtësie e cila është e bezdisshme. Jo vetëm për drejtuesit e mjetëve, por realisht nuk respektohet. Konkrete, nëse është rrugë interurbane dytësore, ku shpejtësia e lejuar është 10 km/h, por duke vendosur tabelën 20 km/h, ai nuk mund të reduktojë shpejtësinë në mënyrë të menjëhershme kur ndodhet para kësaj tabele detyruese. Në rast se kemi një drejtues që e respekton këtë tabelë, ai duhet të frenojë në mënyrë të tillë që bëhet pengesë, krijon fluks për qarkullimin rrugor ose bëhet shkak për aksident automobilistik”, tha ai.

Qabini bën thirrje që për mirëvendosjen e sinjalistikës rrugore, duhet të ketë më patjetër një bashkëpunim të ngushtë midis Policisë Rrugore dhe specialistëve të Sigurisë Rrugore në vend.

“Duhet bërë auditimi i segmentit rrugor nga specialistë të segmentit rrugor. Duhet të ketë patjetër një bashkëpunim midis Policisë Rrugore, së bashku dhe me specialistë të Sigurisë Rrugore, të cilët kanë njohuritë e domosdoshme për të vendosur tabelat”, u shpreh ai.

Eksperti rrugor sugjeron që në segmentin “Elbasan-Rrogozhinë”, të rivendosen tabelat vertikale e horizontale të përshtatshme, me qëllim shmangien e aksidentëve.

“Në këtë segment rrugor duhet ndërhyre për të rivendosur tabelat vertikale e horizontale të përshtatshme, me qëllim sigurimin rrugor. Shpesh herë në këtë segment rrugor kemi pasur aksidente me pasoja të rënda për jetën e shëndetin e qytetarëve”, tha Qabini.

Segmente problematike mbeten dhe “Elbasan-Prrenjas”, apo dhe në qarkun Durrës.

“Kemi gjithashtu dhe segmentin rrugor midis Elbasanit dhe Prrenjasit. Një segment rrugor ky i mbingarkuar të sinjalistikave jo të përshtatshme për sa i përket kufijve të lejuara të shpejtësisë. Gjithashtu edhe Durrësi. E aty, pa vajtur tek Shëmbi i Kavajës, në anë të një karburanti ka një tabelë për 30 km/h, gjë që ajo tabelë nuk respektohet, nuk ka se si të respektohet. Aty mund të vendosesh tabelë për shembull, kujdes se ka karburant, ose kur del nga karburanti duhet vendosur patjetër tabela “Stop””, sqaron ai.



Ju sugjerojmë

Dumani raporton te “Ligjet”: 65.5 milionë euro të sekuestruara gjatë vitit 2024
Aktualitet

Dumani raporton te “Ligjet”: 65.5 milionë euro të sekuestruara gjatë vitit 2024

14 Tetor, 2025 4:26 pm
Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen
InstaBIZ

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen

14 Tetor, 2025 3:51 pm
Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt
Bota

Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt

14 Tetor, 2025 3:16 pm
OKB: Nisin pastrimet e para në Gaza, 80% e ndërtesave të shkatërruara
Bota

OKB: Nisin pastrimet e para në Gaza, 80% e ndërtesave të shkatërruara

14 Tetor, 2025 2:46 pm
Pamje tronditëse nga Gaza, Hamas ekzekuton 7 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë
Bota

Pamje tronditëse nga Gaza, Hamas ekzekuton 7 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë

14 Tetor, 2025 2:45 pm
Kodit Penal/Çela: Po e patët me urgjencë, përktheni atë gjerman meqë na duhet në BE
Aktualitet

Kodit Penal/Çela: Po e patët me urgjencë, përktheni atë gjerman meqë na duhet në BE

14 Tetor, 2025 1:56 pm
Drafti i Kodit Penal, Çela kritika: Fakti se është i vjetër nuk është argument
Aktualitet

Drafti i Kodit Penal, Çela kritika: Fakti se është i vjetër nuk është argument

14 Tetor, 2025 1:32 pm
Rritje e kriminalitetit në Shqipëri, Çela: Tirana numrin më të lartë të krimeve
Aktualitet

Rritje e kriminalitetit në Shqipëri, Çela: Tirana numrin më të lartë të krimeve

14 Tetor, 2025 1:27 pm
Trump nuk përjashton mundësinë e hetimit të Bidenit: Gaboi që nuk fali veten
Bota

Gaza/ Biden përgëzon Trump për planin e paqes

14 Tetor, 2025 12:58 pm
Shqipëri-Serbi, UEFA konfirmon stadiumin për duelin
Aktualitet

Sot ndeshja Shqipëri–Jordani, kufizohet qarkullimi në disa rrugë

14 Tetor, 2025 12:53 pm
Para
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
















TE FUNDIT

Dumani raporton te “Ligjet”: 65.5 milionë euro të sekuestruara gjatë vitit 2024

Dumani raporton te “Ligjet”: 65.5 milionë euro të sekuestruara gjatë vitit 2024
14 Tetor, 2025

Kreu i SPAK, Altin Dumani  ka nisur raportimin në mbledhjen e përbashkët të komisioneve parlamentare të Ligjeve dhe për Nismat...

Lexo më shumë

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen
14 Tetor, 2025

Këngëtarja e njohur amerikane Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau duket se nuk po e fshehin më lidhjen e...

Lexo më shumë

Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt

Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt
14 Tetor, 2025

Izraeli po tërhiqet ngadalë nga Rripi i Gazës. Njerëzit që po kthehen në shtëpitë e tyre përballen me rrënoja dhe...

Lexo më shumë

OKB: Nisin pastrimet e para në Gaza, 80% e ndërtesave të shkatërruara

OKB: Nisin pastrimet e para në Gaza, 80% e ndërtesave të shkatërruara
14 Tetor, 2025

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), i cili aktualisht po vlerëson nevojat për rindërtim në Gaza, thotë se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com