Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendosja e eksplozivit ndaj Ardian Fierzës, policia zbardh ngjarjen dhe arreston motrën e autorit

2024/12/03 at 11:03 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendosja e eksplozivit ndaj Ardian Fierzës, policia zbardh ngjarjen dhe arreston motrën e autorit

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 10 nëntor në Shkodër, ku iu vendos tritol banesës së biznesmenit Ardian Fierza, pak kohë pasi iu vendos edhe agjencisë së tij funerale.

Sipas uniformave blu mësohet se autori është i njëjtë, shtetasi B. P., 35 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Policia ka arrestuar motrën e këtij të fundit L. P.(R)., 38 vjeçe pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me vëllain për t’i marrë një shumë parash Fierzës, me të cilin kanë konflikt për pronësinë e agjencisë funerale.

Gjatë kontrollit në subjektin që administronte (parukeri), policia i ka gjetur dhe sekuestruar 0.5 kg lëndë narkotike kanabis, 38-vjeçares.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar të tritolit, policia ka gjetur të fshehura dhe kanë sekuestruar: 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 1 radio dore si e Policisë, 1 laptop, 1DVR dhe 11 celularë.

“Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 10.11.2024, në banesën e shtetasit A. F., ku u vu një sasi lënde plasëse.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, dokumentohet me prova ligjore autorësia e 2 rasteve të venies së lëndës plasëse, në biznesin dhe në banesën e shtetasit A. F.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, i shpallur në kërkim në muajin gusht, si autor i dyshuar për vënien e lëndës plasëse në agjencinë funerale.

Vihet në pranga motra e tij.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, 1 radio si e Policisë, laptop, 1 DVR, 11 celularë dhe 0.5 kg lëndë narkotike kanabis.

Si rezultat i një pune intensive hetimore, të kryer me metoda speciale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i dy rasteve të vënies së lëndës plasëse në biznesin dhe në banesën e shtetasit A. F. Bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit proaktiv, rezultoi se autori i dyshuar edhe për rastin e dytë të vënies së lëndës plasëse, është shtetasi B. P., 35 vjeç.

Në vijim të hetimeve rezultoi se ky shtetas ka bashkëpunuar me motrën e tij, shtetasen L. P., për marrjen e një shume parash nga shtetasi A. F., me të cilin kishte konflikt pronësie për angjencinë funerale.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi i shtetases L. P.(R)., 38 vjeçe, banuese në Shkodër. Gjatë kontrollit në subjektin që administronte (parukeri), shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 0.5 kg lëndë narkotike kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit B. P., me precedent të mëparshëm për armëmbajtje pa leje, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura dhe kanë sekuestruar: 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 1 radio dore si e Policisë, 1 laptop, 1DVR dhe 11 celularë. Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit”, njofton policia.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për shtetasin B. P., për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe ”Ndërhyrje të padrejta në jetën private”,  si dhe për shtetasen L. P.(R)., për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe ”Ndërhyrje të padrejta në jetën private”./Opinion.al

Ju sugjerojmë

(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..
Rajoni

(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..

29 Qershor, 2025 9:30 am
Më shumë se 1.000 fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik
Bota

Më shumë se 1.000 fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik

29 Qershor, 2025 9:15 am
Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit
Bota

Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit

29 Qershor, 2025 9:06 am
Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën
Aktualitet

Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën

29 Qershor, 2025 8:45 am
Parashikimi i motit, 30 korrik 2023
Aktualitet

Moti sot me temperatura të larta / E Diela për plazh

29 Qershor, 2025 8:30 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 29 qershor 2025

29 Qershor, 2025 8:10 am
Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
Sport

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

28 Qershor, 2025 10:01 pm
SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
Bota

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

28 Qershor, 2025 9:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Para
Bie nga një lartësi 10 metra, humb jetën kryetari i “Shoqatës Tirana”, Arben Tafaj 

Bie nga një lartësi 10 metra, humb jetën kryetari i “Shoqatës Tirana”, Arben Tafaj 

U rikthye pas 11 muajsh në Kuvend, deputeti i PS-Berishës: E humbe shansin Sali! Rikthimi, konfirmim i dështimit politik 

U rikthye pas 11 muajsh në Kuvend, deputeti i PS-Berishës: E humbe shansin Sali! Rikthimi, konfirmim i dështimit politik 

Berisha: Rikthimi im i tretë, më i suksesshmi në histori

Berisha: Rikthimi im i tretë, më i suksesshmi në histori

TE FUNDIT

(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..

(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..
29 Qershor, 2025

Në  Beograd në kryeqytetin serb, policia është përplasur me një turmë të madhe protestuesish që kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe...

Lexo më shumë

Më shumë se 1.000 fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik

Më shumë se 1.000 fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik
29 Qershor, 2025

Në kërkimet për mbetje bërthamore të hedhura dekada më parë, studiuesit kanë zbuluar dhe lokalizuar tashmë më shumë se 1....

Lexo më shumë

Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit

Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit
29 Qershor, 2025

Që nga fillimi i luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022, vështirë se ka pasur një...

Lexo më shumë

Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën

Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën
29 Qershor, 2025

Kryeministri Rama ka publikuar pamjet nga segmenti i përfunduar Zgosht-Ura e Çerenecit. Konkretisht, Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com