Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur të shtyjë për një orë orarin e mbylljes së kutive të votimit në të gjithë qendrat zgjedhore. Kështu nga orari zyrtar i mbylljes që ishte lënë ora 19.00 votuesit mund të kenë mundësi të ushtrojnë vullnetin e tyre qytetar dhe kushtetues deri në orën 20.00. Një nga arsyet e kësaj shtyrje është edhe numri i ulët i votuesve gjatë ditës, ku mendohet se deri më tani kanë votuar 37.5 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, ku në këtë numër të ulët pjesëmarrje mund të ketë ndikuar fakti që sot është ditë Bajrami, temperaturat e larta gjatë ditës, por edhe bojkoti.