Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Vendos bordi i kopshtit”, prindërit paguajnë rojen dhe ngrohjen në kopshte 

2024/10/18 at 9:29 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Vendos bordi i kopshtit”, prindërit paguajnë rojen dhe ngrohjen në kopshte 

Një prind që ka dy fëmijë solli shqetësimin me abuzimet në çerdhe dhe shkolla, për sa i përket materialeve bazë, që i kërkohen kur këto materiale duhet t’i sigurojë institucioni. Në shkolla sipas saj, kërkohen edhe para për të paguar rojen. 

“Unë jam një prind i dy fëmijëve ku më i vogli është në çerdhe dhe më i madhi është në shkollë. Kam vënë re një abuzim shumë të madh nga drejtuesit, që do të thotë se ne na janë kërkuar përveç sendeve personale të fëmijës që i çojmë vetë, po na kërkohen lodra, letra apo lapsa. Në momentin që nuk funksionon ngrohësja ‘hajde mbledhim lekët, që të funksionojë ngrohësja’, tek pjesa e shkollës na kanë thënë të paguajmë 10 mijë lekë të vjetra për rojen e shkollës. Po pse detyrë e prindit është që të paguajë dhe rojen e shkollës? Është edhe pjesa e uniformës. Ne na caktohet çmimi dhe duhet të bëjmë pagesën tek shkolla për të marrë uniformën. Në rastin tim, që unë dua t’ia bëj vetë fëmijës, më thonë që nuk është e lejueshme. Kur unë kam pyetur zyshën kujdestare apo drejtoreshën më kanë thënë që ky është rregulli. Po se ku është i bazuar ky rregull, ku është i shkruar ky rregull unë nuk e di, nuk e kam marrë një përgjigje,” thotë denoncuesja. 

Me kamera të fshehtë “Stop” u interesua në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, ku pohohet se baza materiale, ngrohja, ftohja janë të siguruara nga shteti dhe jo nga prindërit. Nga ana tjetër kontributi vullnetar mund të përdoret për diçka ekstra, që vendosin prindërit dhe stafi dhe nuk është me detyrim. 

Qytetarja: Lodrat, lodra pellushi. 

Informacioni: Jo, lodra, lodra ka çerdhja. Nuk ka nevojë të të kërkojë njeri, sepse i tenderojmë neve dhe çdo vit çohen lodra në kopsht. 

Qytetarja: Kur prishet një pajisje, le të themi kondicioneri, a ngrohësja, ku di gjë unë… 

Informacioni: Po! 

Qytetarja: Duhet të paguajmë ne prindërit? 

Informacioni: Jo! Nuk e ke me detyrim të paguash. Nuk është me detyrim. 

Bazat materiale nuk duhet të sigurohen nga prindi, por institucionet përkatëse ashtu siç dhe u konfirmua. 

Informacioni: Bordi drejtues i kopshtit është ai, që në fillim të vitit bëjnë mbledhje dhe bien dakord, nëqoftëse do të ketë një kontribut, që do të thotë 5 mijë lekë, 3 mijë lekë, 10 mijë lekë, si të duan të jenë dakord, ndërsa kjo tjetra pastaj është me dëshirë. Kush ka mundësinë, e paguan në bazë të asaj, që do vendosi bordi i kopshtit. 

Qytetarja: Si i bëhet për këto pajisjet? 

Informacioni: Jo asnjë nuk detyrohet, i kemi rregulluar ne të gjitha. 

Qytetarja: Do rrijë e prishur? 

Informacioni: Jo! 

“Stop” siguroi një komunikim mes prindërve, bordit dhe stafit, ku kërkohen para për roje dhe uniforma. 

“Mirëmbrëma! Po ju dërgoj njoftimin e këshillit të prindërve. Edhe këtë vit shkollor kontributi vullnetar për fëmijët është 1000 lekë të reja për familjet me 2 ose më shumë fëmijë kontributi është 500 lekë për fëmijë,” shkruhet në mesazh. 

“Mirëdita! Jam nga këshilli i prindërve. Nuk e di nëse mbaruar së mbledhuri kontributet për rojen. Do ju dërgoj dhe një lajmërim për uniformat.” 

“Përshëndetje! Uroj të jeni mirë! Ju lutem njoftoni klasat për porosinë e uniformave! Çmimi nuk ka ndryshuar! 700 T-shirt dhe 1300 felpa!” 

“Kontributin për rojen e shkollës jo të gjithë e kanë sjellë. Njoftimin e uniformave vlerësojeni në kohë dhe bëni porositë. Ditë të mbarë!” 

“Roja Xxxxx është privat që sipas drejtoreshës janë prindërit që e duan. Përveç tij është një roje tjetër që është i punësuar nga shkolla.” 

Që nga koha, kur ministër Arsimi ishte Genc Pollo, është hartuar një udhëzim për kontribut vullnetar, ku janë përjashtuar ata, që nuk kanë pasur mundësi financiare. Ndërsa për uniformat, është procedurë që e ndjek shkolla. Për sa i përket punonjësve të sigurisë, ata paguhen nga bashkia dhe prindërit nuk ka pse të paguajnë për këtë./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Elbasan/ Shtohen rastet me kancer gjiri, mjekët apel grave: Bëni kontrolle të vazhdueshme

Elbasan/ Shtohen rastet me kancer gjiri, mjekët apel grave: Bëni kontrolle të vazhdueshme

Shkodër, manifestim kundër trafikimit të njerëzve

Shkodër, manifestim kundër trafikimit të njerëzve

Mickoski kërkon durim për procesin e integrimit në BE

Mickoski kërkon durim për procesin e integrimit në BE

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com