Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Vendimi ynë nisi të zbatohet”, Kurti: Targat RKS po qarkullojnë lirshëm në territorin e Serbisë 

2024/01/05 at 12:50 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Vendimi ynë nisi të zbatohet”, Kurti: Targat RKS po qarkullojnë lirshëm në territorin e Serbisë 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se vendimi për heqjen e letrave ngjitëse nga targat e Serbisë mund të ndryshojë nëse ndryshon qasja apo sjellja e autoriteteve serbe për lëvizjen e lirë të automjeteve me targa RKS. Ai shton se veprimi i Serbisë për njohjen e targave RKS duhet të lexohet si manovër e një pushteti jodemokratik për mbijetesë vetjake. 

Në një postim në “Facebook”, ai thekson se vendimi ka ardhur pas përdorimit dyvjeçar të çështjes së targave si pretekst nga ana e Serbisë për të tensionuar situatën e sigurisë në veri të vendit dhe si përpjekje për të ulur kritikat nga bashkësia ndërkombëtare mbi Serbinë pas parregullsive në zgjedhjet e 17 dhjetorit atje. 

“Targat RKS qarkullojnë lirshëm e hapur nëpër territorin e Serbisë 

Në mbledhjen e fundit të qeverisë për vitin 2023, mbajtur më 27 dhjetor, pata kërkuar raportim lidhur me zbatimin e vendimit nga autoritetet e Serbisë për lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve me targa RKS në territorin e Serbisë nga data 1 janar 2024. Nga raporti i policisë sonë e cila ka monitoruar gjithçka me shumë vëmendje jemi njoftuar që kemi zbatim të plotë, dhe se nuk ka pasur incidente a pengesa. Andaj, bazuar në parimin e reciprocitetit si një premisë e rregullimit të marrëdhënieve të shteteve të pavarura, mbrëmë morëm vendim që njësoj të lejohen edhe automjetet që vijnë nga ana tjetër e kufirit me targa të Serbisë. Ky vendim i yni nis të zbatohet me t’u publikuar në Gazetën Zyrtare. 

Në rast se Policia e Kosovës ndërkohë pranon raportime nga terreni për ndryshim të qasjes a sjelljes nga autoritetet e Serbisë për lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve me targa të Republikës së Kosovës në territorin e Serbisë, apo pengimin e lëvizjes së lirë në çfarëdo forme, ne do të njoftohemi me kohë dhe do të veprojmë. 

Kjo situatë e re i shërben lëvizjes së lirë e të lehtësuar ndërmjet dy shteteve. Por ky vendim fillimisht po vjen pas përdorimit dy vjeçar të çështjes së targave si pretekst nga ana e Serbisë për të tensionuar situatën e sigurisë në veri të vendit tonë; dhe, tash së fundmi, si përpjekje për të ulur kritikat nga bashkësia ndërkombëtare mbi Serbinë pas parregullsive dhe mashtrimeve në zgjedhjet e 17 dhjetorit atje (sidomos në Beograd). 

Çështja e targave në Kosovë në shtator të vitit 2021, përdorej për të kërcënuar Kosovën e rajonin edhe përmes aeroplanëve rusë Mig-29 të ngritur në qiell përreth kufirit dhe duke tentuar destabilizim në veri të vendit veçanërisht nëpërmjet 16 barrikadave të cilat ishin ngritur rrugëve të katër komunave veriore për tri javë rresht në dhjetorin e vitit 2022. Kurse në dhjetorin e vitit që porsa lamë pas 2023, ky vetëdiciplinim i Serbisë përdoret për të ulur presionin nga perëndimi demokratik (Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar) mbi Serbinë për zgjedhjet e manipuluara e jodemokratike, por edhe për të mbuluar refuzimin zyrtar të Marrëveshjes Bazike të Brukselit që i ka bërë letra e Kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq drejtuar Këshillit të BE-së me 13 dhjetor, e për të maskuar përgjegjësinë e tyre lidhur me sulmin terrorist e kriminal në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator 2023. 

Kështu duhet të lexohet ky veprim i Serbisë: manovër e një pushteti jodemokratik për mbijetesë vetjake. 

Gjatë gjithë kësaj kohe, qëndrimi ynë për sa i përket çështjes së targave ka qenë i mbështetur në parimin e reciprocitetit, të standardeve ligjore të Bashkimit Evropian që rregullojnë lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe të automjeteve. Do të vazhdojmë të jemi parimor dhe konstruktiv”, shkruan Kurti në reagimin e tij. 

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Ministri i Financave: Në mesin e 2024 rritje e konsiderueshme e pagave.Rishikohen çmimet e referencës në zonat bregdetare

Ministri i Financave: Në mesin e 2024 rritje e konsiderueshme e pagave.Rishikohen çmimet e referencës në zonat bregdetare

Forcimi i lekut ndaj monedhave të huaja, Mete: Është reflektim i forcimit të ekonomisë 

Forcimi i lekut ndaj monedhave të huaja, Mete: Është reflektim i forcimit të ekonomisë 

Balla bën bilancin: 35 vrasje gjatë vitit 2023, 11 prej tyre janë krim në familje 

Arrestimi i 4 personave në Sarandë, Balla: Policia duhet të bashkëpunojë me qytetarët për parandalimin e... 

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com