Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimi urgjent, aeroplanmbajtësja amerikane niset papritur drejt Iranit

2019/05/06 at 10:37 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi urgjent, aeroplanmbajtësja amerikane niset papritur drejt Iranit

Marrëdhënia midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është tensionuar në mënyrë të papritur.

Me një vendim urgjent Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” do të dërgohet menjëherë në Gjirin Persik.

“Në përgjigjje të një numri të paralajmërimeve shqetësuese, Shtetet e bashkuara do të pozicionojnë një anije transportuese dhe një taskë-forcë për bomba në rajonin e Komandës Qendrore amerikane”, ka thënë Këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton përmes një deklarate.

Bolton ka thënë se angazhimi ushtarak në këtë zonë, që përfshin Lindjen e Mesme, ka për qëllim të dërgojë “një mesazh të qartë për regjimin iranian se çdo sulm ndaj interesave të Shteteve të Bashkuara apo të ndonjë prej aleatëve tanë, do të përballet me një forcë të ashpër”.

Në deklaratë nuk është përmendur nëse dërgimi i këtyre pajisjeve nënkupton se ky vendim do të nisë së zbatuari menjëherë, mirëpo vjen në kohën kur Uashingtoni ka rritur presionin ndaj Qeverisë iraniane pasi synon t’iu japë fund atyre që i cilëson si aktivitete “të dëmshme” në rajon.

Ende nuk është bërë e ditur në mënyrë specifike çfarë lloje sulmi ose rreziku Irani mund të përfaqësonte për Shtetet e Bashkuara, por burimet ushtarake flasin për sinjale të qarta, që kanë justifikuar një vendim të komplikuar, siç është lëvizja e një mjeti luftarak aq të rëndësishëm sa një aeroplanmbajtëse.

Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara janë tërhequr tashmë nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015, dhe më pas ka rivendosur sanksionet që shënjestrojnë naftën iraniane, transportin dhe sektorin bankar.

Trump ka konsideruar se marrëveshja ka pasur shumë mangësi, pasi nuk ka përfshirë programin e raketave balistike të Iranit dhe mbështetjen e këtij shteti për disa rrjete në Siri, Jemen, Liban dhe Irak.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka njoftuar së fundmi se vendet aleate që vazhdojnë të blejnë naftën iraniane, rrezikojnë të përballen me sanksionet e SHBA-së, ndërsa po ashtu ka shpallur Gardën Revolucionare të Iranit, si organizatë terroriste, duke shënuar herën e parë që Uashingtoni ka futur në këtë listë një institucion të huaj shtetëror./Opinion.al

Etiketa: Iranshbavendim

Ju sugjerojmë

Nis shpërndarja e librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin
Aktualitet

Nis shpërndarja e librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin

25 Gusht, 2025 9:16 am
Ministri gjerman:Putin mos të ketë iluzione për mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainë
Bota

Ministri gjerman:Putin mos të ketë iluzione për mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainë

25 Gusht, 2025 9:10 am
Turqi: Të drejtat e grave në shënjestër të autoritetit fetar
Bota

Turqi: Të drejtat e grave në shënjestër të autoritetit fetar

25 Gusht, 2025 8:47 am
Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 25 gusht 2025

25 Gusht, 2025 8:28 am
Parashikimi i motit, 20 Maj 2023
Te Fundit

Parashikimi i moti për sot, 25 gusht 2025

25 Gusht, 2025 8:14 am
Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave
Bota

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave

24 Gusht, 2025 10:24 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Aksidenti në Sarandë, identifikohen viktimat

24 Gusht, 2025 9:55 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Lushnjë-Berat, babë e bir përplasen nga makina

24 Gusht, 2025 9:40 pm
Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky
Aktualitet

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky

24 Gusht, 2025 9:31 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në rrugën Sarandë-Delvinë, humbin jetën dy persona

24 Gusht, 2025 9:18 pm
Para
Ftesa nga Gjiknuri e Hajdari për reformën zgjedhore refuzohet nga PD

Ftesa nga Gjiknuri e Hajdari për reformën zgjedhore refuzohet nga PD

Letra në dyqanet dhe pallatet e Bulqizës: Mos pini ujin e çezmës

Letra në dyqanet dhe pallatet e Bulqizës: Mos pini ujin e çezmës

Emrat/ Shpërthen mina, ushtarakja humb jetën. Dy të tjerë plagosen

Emrat/ Shpërthen mina, ushtarakja humb jetën. Dy të tjerë plagosen

TE FUNDIT

Nis shpërndarja e librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin

Nis shpërndarja e librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin
25 Gusht, 2025

Ditën e sotme nis shpërndarja e librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin. Lajmin e ka...

Lexo më shumë

Ministri gjerman:Putin mos të ketë iluzione për mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainë

Ministri gjerman:Putin mos të ketë iluzione për mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainë
25 Gusht, 2025

Ministri gjerman:Putini nuk duhet të ketë iluzione për mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duhet ta...

Lexo më shumë

Turqi: Të drejtat e grave në shënjestër të autoritetit fetar

Turqi: Të drejtat e grave në shënjestër të autoritetit fetar
25 Gusht, 2025

Përpara Operës në lagjen Kadıköy të Stambollit në Turqi, një grup grash protestuan së fundmi kundër autoritetit fetar shtetëror, Diyanet....

Lexo më shumë

Horoskopi, 25 gusht 2025

Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
25 Gusht, 2025

Dashi Energjia e ditës të shtyn drejt veprimeve të shpejta, por kujdes mos nxitohesh në vendime të rëndësishme financiare. Marrëdhëniet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com