Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimi/ Si mashtroi ish banori i Big Brother 6 persona me emrin e Saimir Tahirit

2016/12/31 at 9:32 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vendimi/ Si mashtroi ish banori i Big Brother 6 persona me emrin e Saimir Tahirit

Gjykata e Tiranës zbardhi arsyetimin e vendimin e dënimit me 4 vjet burg të Elton Tozajt, ish-­pjesë­marrësit të programit “Big Brother Albania”. Ai u shpall fajtor nga Gjykata për “mashtrim” dhe “falsifikim të dokumenteve”. Sipas Gjykatës, Tozaj përfitoi shuma parash nga disa persona, duke u prezantuar si punonjës i Ministrisë së Brendshme, që mund t’i ndihmonte në përfitimin e një kredie të butë. Po ashtu, ai përfitoi para nga një biznesmen, të cilit i premtoi dhënien me qira të ish­-Vilës së Enver Hoxhës në ish­-Bllok. Vendimi i plotë ndaj Tozajt, i siguruar nga “Panorama”, nxjerr në dritë detaje të pathëna më parë për mënyrën se si ka futur në kurth gjashtë persona.


Në një kohë që pesë të dëmtuarat femra i ka “tunduar” vetëm me dokumente me firmën e falsifikuar të Ministrit të Brendshëm, biznesmenin e dëmtuar ai edhe e ka çuar te “Vila 31” për të parë ambientet nga afër.

Kreditë e buta

Gëzimi për krijimin e mundësisë së blerjes së një shtëpie i shtetases M.P., e cila punonte si pastruese në një kompani private, ka përfshirë edhe një kontabiliste dhe drejtoreshën e shitjeve të kësaj kompanie. Pastruesja u ka thënë se një mik i saj, i quajtur Elton Tozaj, punonte në Ministrinë e Brendshme dhe ishte përgjegjës i një projekti për dhënien e apartamenteve me kredi të butë për punonjësit e Ministrisë së Brendshme. Sipas saj, 10 nga përfituesit do të përzgjidheshin nga Tozaj. Nga hetimet e kryera, rezulton se i pandehuri nëpërmjet mashtrimit, në rast të përsëritur, gjatë periudhës maj-­qershor 2016, i ka marrë një shumë prej 650 mijë lekësh të dëmtuarës B.L. dhe shumën 300 mijë lekë të dëmtuarës E.H. Gjithashtu, ai ka mashtruar edhe shtetasen M.P., duke u marrë dy prej tyre shumën nga 60 mijë lekë dhe të tretës 70 mijë lekë. Për t’u bërë i besueshëm, u ka dhënë të dëmtuarave edhe dokumente me stemë dhe vulë të Ministrisë së Brendshme, si dhe nënshkrim të ministrit Saimir Tahiri, sipas të cilave është miratuar dhënia e kredisë së butë për marrje apartamentesh.

TAKIMI TE KRYEMINISTRIA

në telefon dhe i ka kërkuar të paguante 200 mijë lekë, si dhe dy këste kredie në total 24.000 dhe 6000 lekë siguracion jete. Pasi siguroi paratë, po këtë datë së bashku me bashkëshortin G.B. kanë shkuar përballë dy Kullave Binjake, në afërsi të Kryeministrisë. Aty takuan Eltonin dhe pasi u prezantuan, i dhanë shumën prej 230 mijë lekësh. I pandehuri Elton Tozaj u dha brenda një zarfi shkresën që figuronte e nënshkruar nga ministri që sipas tij, ishte fotokopje me ngjyra, pasi origjinali ndodhej në protokollin e Ministrisë së Brendshme.

Pasi u larguan dhe hapën zarfin, G.B. ka dyshuar se ajo mund të ishte e falsifikuar. Në të njëjtën ditë, bashkë me bashkëshorten ai ka takuar Tozajn në një lokal në Rrugën e Kavajës. Tozaj i është prezantuar si këshilltar i ministrit të Brendshëm dhe këshilltar i jashtëm i kryetarit të Bashkisë Tiranë. Katër ditë më vonë, Tozaj u ka telefonuar dhe i ka kërkuar që duhej të paguante dhe 150 mijë lekë për siguracion. Duke pasur disa dyshime, G.B. i kërkoi që t’i kthente paratë, por ai nuk pranoi. Kanë biseduar përsëri, por ai i ka gënjyer për kredinë dhe banesën. Më datë 15.06.2016, ky shtetas ka lëshuar një deklaratë noteriale për njohje detyrimi, ku ka pranuar se i ka marrë shtetases B.L. 650 mijë lekë. Të njëjtat fakte rezultojnë edhe nga kallëzimi i shtetases E.H.

VILA E ENVERIT

Sipas vendimit, biznesmeni K.L., administrator i një shoqërie tregtare, ka kallëzuar Tozajn për marrjen e një sasie të hollash në shumën 7 mijë dollarë amerikanë, 35 mijë lekë dhe 5 mijë euro, për të marrë me qira ambientin e njohur si “ Vila 3 1 ”, në zonën e ish ­ Bllokut, Tiranë. Kjo shumë i është marrë me pretendimin se do t’i siguronte me qira ambientin e njohur si “Vila 31”, me sipërfaqe prej 1250 m², kundrejt vlerës 3 dollarë për çdo m². Ky objekt është në pronësi të shtetit dhe për të vijuar procedurën, kallë­ zuesi, duke i besuar shtetasit Elton Tozaj, e ka autorizuar atë me një prokurë për të ndjekur të gjitha procedurat ligjore pranë institucioneve shtetërore, me qëllim marrjen e objektit me qira. Fillimisht i pandehuri Elton Tozaj

Pas bërjes së prokurës, i pandehuri i ka paraqitur kallëzuesit disa dokumente, me qëllim që kallë­ zuesi t’i kalonte në bankë disa shuma të hollash që do të përdoreshin sipas tij për mbylljen e praktikës. Në periudhën gusht­shtator 2015, kallëzuesi K.L. ka kontaktuar me të A d v e r tis e m e n t ✖ pandehurin Elton Tozaj dhe duke qenë se ishin vonuar procedurat e marrjes së ambientit me qira, i ka thënë Eltonit se po e mashtronte, veprim për të cilin është bindur kur ka shkuar vetë në ambientet e objektit “Vila 31” dhe rojat e sigurisë i kanë thënë se nuk kishte të drejtë të qëndronte në këto ambiente. Kallëzuesi ka shpjeguar se krahas shumave të dhëna të pandehurit për procedurat e qirasë së objektit, i ka dhënë edhe sasi të tjera të hollash, të cilat ia ka kthyer babai i të pandehurit Elton Tozaj, shtetasi M.Tozaj, por pa specifikuar se çfarë shume i është kthyer. ARMAND BAJRAMI /PANORAMA



Ju sugjerojmë

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Para
Jurgen Klop: Nuk mund të imagjinoja një mbyllje më të mirë të vitit

Jurgen Klop: Nuk mund të imagjinoja një mbyllje më të mirë të vitit

Urdhëri i Obamës, ja si u larguan në heshtje 35 diplomatët rusë

Urdhëri i Obamës, ja si u larguan në heshtje 35 diplomatët rusë

La Liga/ 11 transferimet më të dobëta në merkaton e janarit

La Liga/ 11 transferimet më të dobëta në merkaton e janarit
















TE FUNDIT

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
8 Qershor, 2025

Mes fokusit intensiv në përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ulur importet e gazit dhe naftës ruse gjatë viteve të...

Lexo më shumë

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
8 Qershor, 2025

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të “një ekosistemi...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com