Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimi/ Rrahu mjekun, ja sa e dënoi gjykata

2015/12/03 at 11:42 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi/ Rrahu mjekun, ja sa e dënoi gjykata

Një 39­-vjeçar është dënuar me gjobë nga Gjykata e Tiranës për dhunimin e një mjeku në krye të detyrës.

I pandehuri Zabit Mena e ka mbërthyer mjekun për fyti, e ka qëlluar në kokë, si dhe ka kërcënuar personat e tjerë që ndodheshin në qendrën shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur më 2 qershor 2015, në Qendrën Shëndetësore Bathore, Tiranë.

I akuzuari Mema është shpallur fajtor për akuzën e “goditjes për shkak të detyrës” në dëm të mjekut Shemsi K.

Mena u dënua me 140 mijë lekë gjobë, të cilat duhet t’i shlyejë brenda një viti, pasi vendimi të marrë formë të prerë.

Referuar vendimit, konflikti ka marrë shkak nga vajtja e bashkëshortes së Menës për të vaksinuar fëmijën e mitur në Qendrën Shëndetësore në Bathore.

Mjeku Shemsi K. i ka thënë se këtë shërbim ajo duhet ta merrte pranë mjekut të familjes, ku ishte regjistruar.

Megjithatë mjeku e ka vizituar fëmijën dhe i ka thënë një infermiereje të vijonte me vaksinimin. Në këto momente, bashkëshortja e Zabitit, pasi ka folur në telefon me të shoqin, është larguar.

Pas kësaj i pandehuri është lidhur me mjekun në telefon, duke i thënë se nuk do ta bënte vaksinën e fëmijës tek ai.

Por ai i ka kërkuar një letër ku të shënohej se mjeku nuk ia jepte vaksinën fëmijës së tij.

Të nesërmen, rreth orës 09:00, i pandehuri ka shkuar vetë në qendrën shëndetësore.

Ai ka gjetur mjekun dhe i ka kërkuar atij shkresën në fjalë. Pak minuta më vonë, ai i ka ripërsëritur kërkesën dhe e ka tërhequr të dëmtuarin nga karrigia ku ishte ulur.

Me gjithë kundërshtimin e bluzës së bardhë, i pandehuri i ka marrë atij telefonin nga duart.

Më pas ka debatuar me doktorin dhe i ka thënë të dilnin jashtë.

Sipas vendimit të gjykatës, mjeku nuk ka dalë, por i pandehuri e ka kapur në fyt me duar dhe e ka goditur në kokë dhe kanë vazhduar të përleshen me njëri­tjetrin.

Skena është parë nga një infermiere, e cila ka tentuar të dalë jashtë për të kërkuar ndihmë.

“Do t’ju vras të gjithëve”, ka thënë i pandehuri Mena dhe është larguar.

Sipas vendimit, i pandehuri kishte pasur dhe disa “gërricje” të mëparshme me mjekun në lidhje me analizat mjekësore të nënës së tij.

Gjatë gjykimit, i pandehuri ka pranuar akuzën dhe fajësinë, duke pohuar se sherri ka ndodhur nga gjendja momentale e tij dhe rrethanave. (Panorama)

Ju sugjerojmë

Rrëzimi i avionit, si i mbijetoi përplasjes së avionit pasagjeri në vendin “11-A”
Bota

Rrëzimi i avionit, si i mbijetoi përplasjes së avionit pasagjeri në vendin “11-A”

14 Qershor, 2025 5:39 pm
Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës
Bota

Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës

14 Qershor, 2025 5:30 pm
Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza
Kronikë

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza

14 Qershor, 2025 5:26 pm
“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën
Bota

“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën

14 Qershor, 2025 5:12 pm
Mbyllja e hapësirës ajrore Iran-Izrael, anulohen 3 mijë fluturime
Bota

Mbyllja e hapësirës ajrore Iran-Izrael, anulohen 3 mijë fluturime

14 Qershor, 2025 5:07 pm
Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku italianët  të shkojnë
Aktualitet

Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku italianët të shkojnë

14 Qershor, 2025 5:00 pm
Rusia i dorëzon Ukrainës trupat e ushtarëve të vrarë
Bota

Rusia i dorëzon Ukrainës trupat e ushtarëve të vrarë

14 Qershor, 2025 4:53 pm
Rrezik për luftë masive në Lindjen e Mesme, mobilizohen shtetet arabe
Bota

Rrezik për luftë masive në Lindjen e Mesme, mobilizohen shtetet arabe

14 Qershor, 2025 4:49 pm
E çuditshme/ Miliarderi vdes pasi gëlltiti një bletë
Bota

E çuditshme/ Miliarderi vdes pasi gëlltiti një bletë

14 Qershor, 2025 4:40 pm
Ishulli i Maligradit, perla e fshehur në zemër të Prespës që po tërheq turistët
Aktualitet

Ishulli i Maligradit, perla e fshehur në zemër të Prespës që po tërheq turistët

14 Qershor, 2025 4:36 pm
Para
Kuvendi/ Erion Braçe imiton Jozefinën. Ja si ia kthen Topalli..

Kuvendi/ Erion Braçe imiton Jozefinën. Ja si ia kthen Topalli..

Video/ Arjan Çani në një rrëfim të pazakontë: Jeta është një kaos 

Video/ Arjan Çani në një rrëfim të pazakontë: Jeta është një kaos 

FOTO EKSKLUZIVE/ Ja si u grabitën 10 thasë me para në autoblindin e policisë private

FOTO EKSKLUZIVE/ Ja si u grabitën 10 thasë me para në autoblindin e policisë private

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Rrëzimi i avionit, si i mbijetoi përplasjes së avionit pasagjeri në vendin “11-A”

Rrëzimi i avionit, si i mbijetoi përplasjes së avionit pasagjeri në vendin “11-A”
14 Qershor, 2025

Tragjedia e ndodhur me aeroplanin në Indi, në të cilën humbën jetën 241 persona, e ka një të mbijetuar. Ai...

Lexo më shumë

Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës

Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës
14 Qershor, 2025

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit është duke u shqyrtuar seriozisht nga autoritetet iraniane. Kështu raportojnë mediat iraniane, duke cituar deklaratat...

Lexo më shumë

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza
14 Qershor, 2025

Kreu manovra të rrezikshme me automjet, në rrugë, përplasi 5 këmbësorë, braktisi automjetin në vendin e aksidentit dhe u largua,...

Lexo më shumë

“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën

“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën
14 Qershor, 2025

Ushtria izraelite thotë se nëse Irani nuk do të ndalej do të pasuronte me uranium 15 bomba atomike. Irani është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com