Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimi që mund të ndryshojë përgjithmonë botën e futbollit

2024/10/03 at 4:50 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendimi që mund të ndryshojë përgjithmonë botën e futbollit

Sistemi i transferimeve të futbollistëve nga një klub në tjetrin mund të ndryshojë përgjithmonë të premten, kur Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian të shpallë vendimin në çështjen e ish-lojtarit të Francës, Lassana Diarra, kundër FIFA-s.

Sistemi ndërkombëtar i transferimeve, në të cilin qarkullojnë qindra miliona euro çdo vit gjatë shitblerjeve të lojtarëve, ekziston në formën që është tani, që prej vitit 2001 dhe mbikëqyret nga FIFA.

Por Diarra sfidoi organizatën kur e paditi në një gjykatë blege në vitin 2017 për shkak se nuk miratoi transferimin e tij te një klub i ri, pasi ai ekzistues, Lokomotiva e Moskës, i kishte ndërprerë kontratën.

Sipas rregullave të FIFA-s, nëse një lojtar kryen shkelje kontrate dhe më pas ajo ndërpritet nga klubi, skuadra e tij e re mund ta regjistrojë lojtarin vetëm nëse kompenson të vjetrën. Ky rregull u aktivizua kur klubi belg, Charleroi u përpoq të nënshkruante me Diarra pasi kontrata e tij me klubin rus u ndërpre në vitin 2014.

FIFA nuk pranoi të lëshonte një Certifikatë Ndërkombëtare Transferimi, duke mos lejuar Charleroi të regjistronte Diarra-n në Federatën Belge të Futbollit. Në prill 2015, Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve në FIFA urdhëroi Diarra-n t’i paguante 10 milionë euro Lokomotivës së Moskës. Por duke qenë se në atë moment mesfushori francez ishte pa skuadër, gjykata vendosi edhe që cilido klub i ardhshëm që mund të nënshkruante me të, nuk kishte detyrime ndaj skuadrës ruse dhe Diarra nënshkroi me Marseille.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv refuzoi apelimin e Diarra-s për vendimin e FIFA-s, por lojtari hodhi në gjyq FIFA-n dhe Federatën Belge të Futbollit në një gjykatë belge, duke kërkuar 6 milionë euro dhe dëmshpërblime të tjera, pasi asnjë klub i interesuar për të në sezonin 2014-2015 nuk i ofroi kontratë për shkak të detyrimeve ndaj Lokomotivës.

Gjykata belge ka kërkuar udhëzime nga Gjykata e Drejtësisë e BE-së dhe vendimi që do të merret të premten mund të jetë shkatërrues për FIFA-n.

Sipas, juristit polak Maciej Szpunar, Avokatit të Përgjithshëm të Gjykatës – një post i ngjashëm me atë të Avokatit të Popullit – Gjykata duhet të mbajë anën e lojtarit. “Disa nga rregullat e FIFA-s për transferimet e lojtarëve mund të bien ndesh me ligjet e BE-se. Këto rregulla janë kufizuese dhe mund të justifikohen në rrethana specifike”, shkroi ai në opinionin e tij për gjykatën.

Në gjyq, diarre përfaqësohet nga Jean-Louis Dupont, i njëjti avokat i cili mbrojti çështjen e futbollistit belg Jean-Marc Bosman, i cili në vitin 1995 i hapi rrugë lojtarëve brenda Bashkimit Europian për të ndryshuar klub pas përfundimit të kontratës së tyre, pa paguar asnjë shifër për transferimin. Dupont tha se nëse vendimi mbështet lojtarin, atëherë do të jetë një tjetër gur themeli për modernizimin e futbollit dhe FIFA-s. “Do t’i jepej fund praktikës degraduese të trajtimit të lojtarëve si mall”, tha Dupont.

Mbetet ende e paqartë se si vendimi do të ndikojë në shtetet jashtë Bashkimit Europian, kryesisht në Angli, ku Premier League është burimi financiar më i madh në botë i transferimeve të lojtarëve. Megjithatë, pas këtij vendimi, FIFA mund të miratojë një rregull të ri që do të jetë i detyrueshëm për t’u zbatuar për të gjithë shtetet anëtare.

Ju sugjerojmë

Nga Ukraina te Ballkani: Praga pret liderët për të diskutuar sfidat globale
Bota

Nga Ukraina te Ballkani: Praga pret liderët për të diskutuar sfidat globale

12 Qershor, 2025 1:43 pm
Veliaj uron 34-vjetorin e PS: Forca e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë
Aktualitet

Veliaj uron 34-vjetorin e PS: Forca e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë

12 Qershor, 2025 1:31 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

Kandidatët e opozitës akuzojnë se u janë devijuar votat/ Berisha: Do t’i mbështesim

12 Qershor, 2025 1:28 pm
Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagës/Berisha: Vetëm sa u rrit oreksin
Aktualitet

Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagës/Berisha: Vetëm sa u rrit oreksin

12 Qershor, 2025 1:27 pm
“S’ka moshë mbrojtja e së vërtetës”/Berisha:30 vite në politikë, por ky është mision
Aktualitet

Dosja “Partizani”/Berisha: Nuk e kemi ende në dorë vendimin për çështjen në gjykim

12 Qershor, 2025 1:00 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Patos/Babë e bir dhunojnë me grushte 60-vjeçarin,njëri prej tyre goditet me kaçavidë

12 Qershor, 2025 12:57 pm
Zhdukja e Jan Prengës/Kërkesë për të rishikuar pamjet filmike, shtyhet seanca
Kronikë

Zhdukja e Jan Prengës/Kërkesë për të rishikuar pamjet filmike, shtyhet seanca

12 Qershor, 2025 12:49 pm
34 vjetori i PS/ Spiropali: Po e bëjnë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve
Aktualitet

34 vjetori i PS/ Spiropali: Po e bëjnë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve

12 Qershor, 2025 12:48 pm
I vodhi grekut 40 krerë bagëti dhe i solli në Shqipëri, kapet çobani
Aktualitet

Murtaja e bagëtive të imëta në Shqipëri/Ministria e Bujqësisë: 4 vatra të…

12 Qershor, 2025 12:39 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon Alimehmetin / Kërkoi rinumërimin e votave preferenciale
Aktualitet

Kolegji Zgjedhor rrëzon Alimehmetin / Kërkoi rinumërimin e votave preferenciale

12 Qershor, 2025 12:32 pm
Para
Vritet dhëndri i Nasrallah, Izraeli bombardon sërish qendrën e Bejrutit, ka viktima

Vritet dhëndri i Nasrallah, Izraeli bombardon sërish qendrën e Bejrutit, ka viktima

“Tetori i librit”, Presidenti Begaj takim me shkrimtarë dhe botues

“Tetori i librit”, Presidenti Begaj takim me shkrimtarë dhe botues

Tatimi ndaj profesionistëve të lirë, PD padi në Kushtetuese: Cënon profesionet dhe shërbimet

Mandati i gjyqtares Elsa Toska, Tabaku: Spiropali ka ndërmarrë një nismë anti-kushtetuese...

TE FUNDIT

Nga Ukraina te Ballkani: Praga pret liderët për të diskutuar sfidat globale

Nga Ukraina te Ballkani: Praga pret liderët për të diskutuar sfidat globale
12 Qershor, 2025

Në Pragë u hap më 12 qershor Forumi GLOBSEC 2025 - një ndër platformat kryesore ku diskutohen sfidat globale të...

Lexo më shumë

Veliaj uron 34-vjetorin e PS: Forca e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë

Veliaj uron 34-vjetorin e PS: Forca e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë
12 Qershor, 2025

Kryebashkiaku Erion Veliaj në një postim në rrjetet sociale ka uruar 34 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë!...

Lexo më shumë

Kandidatët e opozitës akuzojnë se u janë devijuar votat/ Berisha: Do t’i mbështesim

Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
12 Qershor, 2025

Në konferencën për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se nuk e njeh legjitimitetin e zgjedhjeve të 11...

Lexo më shumë

Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagës/Berisha: Vetëm sa u rrit oreksin

Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagës/Berisha: Vetëm sa u rrit oreksin
12 Qershor, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar për kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagës me 700 euro....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com