Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimi i Venecias/ Bylykbashi: Kuvendi duhet të dërgojë rastin Xhaçka menjëherë e pa vonesë tjetër në Gjykatën Kushtetuese

2024/12/10 at 4:43 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendimi i Venecias/ Bylykbashi: Kuvendi duhet të dërgojë rastin Xhaçka menjëherë e pa vonesë tjetër në Gjykatën Kushtetuese

Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka deklaruar se mazhoranca duhet të votojë për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

Përmes një deklarate për media, Bylykbashi thotë pasi se Komisioni i Venecias i jep të drejtë “Kushtetueses”.

Ai u shpreh se zbatimi i dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të kushtëzohet nga një votim apo nga vullneti i një shumice parlamentare.

“Komisioni i Venecias sot foli qartë e me zë të lartë: vendimet e Gjykatës Kushtetuese që detyrojnë Kuvendin e Shqipërisë të dërgojë rastin Xhaçka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të vihen në pikëpyetje, zvarriten, minohen, pengohen apo bllokohen nga Kuvendi me votën e mazhorancës.

Komisioni i Venecias thekson se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në tërësi apo edhe në rastin konkret, në lidhje me konfliktin e interesit dhe heqjen e mandatit të deputetes Xhaçka, është i detyrueshëm për Kuvendin si organ, për mazhorancën politike në Kuvend dhe për çdo deputet individualisht.

Komisioni i Venecias konstaton në paragrafin 13 se Kuvendi është i detyruar ta çojë çështjen e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatë, por se deri më sot Kuvendi ende nuk i ka zbatuar dy vendimet detyruese të Gjykatës.

Komisioni i Venecias rrëzon përpjekjen e Edi Ramës dhe shumicës socialiste për t’u fshehur pas parimit kushtetues të ndalimit të mandatit detyrues apo ndryshe mandatit të lirë të deputetit. Komisioni i Venecias thekson se ky parim do të thotë se deputeti është deputet i Republikës, përfaqësues i popullit dhe është i lirë në qëndrimet dhe votën e tij nga vullneti i partisë që e ka kandiduar, përfaqëson apo edhe i elektoratit që e ka votuar.

Por ky parim nuk zbatohet ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sepse detyrimi për Kuvendin dhe çdo deputet që të zbatojë Kushtetutën, ligjin dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk përbën çështje vullneti të lirë, por zbatim të Kushtetutës. Ky detyrim buron nga parimet e kushtetutshmërisë, shtetit të së drejtës dhe lojalitetit kushtetues mes organeve kushtetuese.

Komisioni i Venecias, në paragrafin 22, thekson se Kuvendi nuk mund t’i referohet parimit të ndarjes së pushteteve si justifikim për të mos zbatuar vendimet detyruese të Gjykatës Kushtetuese.

Në rastin specifik, Komisioni i Venecias thekson se Gjykata ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet nga një votim apo nga vullneti i një shumice parlamentare. Me fjalë të tjera, pavarësisht vullnetit negativ të shprehur me votë nga shumica socialiste, Kuvendi duhet të zbatojë urdhërimin e Gjykatës dhe ta dërgojë çështjen e deputetes Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese.

Në vitin 2014 u desh një marrëveshje politike me mbështetjen e Parlamentit Europian dhe dhjetë vjet më vonë, në vitin 2024, u desh një ndërhyrje e Komisionit të Venecias për të detyruar Edi Ramën që të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kjo, sepse Edi Rama është dhunues recidivist i Kushtetutës dhe ligjit.

Partia Demokratike e konsideron opinionin e Komisionit të Venecias, ashtu siç pritej nga kushdo me një arsye të shëndoshë politike dhe juridike, një goditje të fortë për përpjekjet e Edi Ramës për të bllokuar zbatimin e Kushtetutës dhe thekson se çdo veprim i Kuvendit dhe kryetares së tij, në kundërshtim me këto vendime të Gjykatës dhe interpretimin e Komisionit të Venecias, përbën demonstrim të qartë të vullnetit konstant për injorimin, anashkalimin apo shkeljen e Kushtetutës nga Edi Rama, qeveria dhe mazhoranca socialiste e udhëhequr prej tij. Gjithashtu, përbën edhe vepër penale.

Kuvendi duhet ta dërgojë rastin Xhaçka menjëherë e pa vonesë tjetër në Gjykatën Kushtetuese”, deklaron ai.

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Rusia humbet aleatin kryesor në Lindje të Mesme

Rusia humbet aleatin kryesor në Lindje të Mesme

Balluku: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të lidhen me tunel

Balluku: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të lidhen me tunel

Ish-ambasadorja Yuri Kim uron Altin Dumanin për shpalljen kampion kundër Korrupsionit

Ish-ambasadorja Yuri Kim uron Altin Dumanin për shpalljen kampion kundër Korrupsionit

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com