Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimi i Serbisë për targat RKS, Vuçiç: Shmangëm rreziqet e mëdha 

2023/12/31 at 8:23 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç i kërkon falje Gjermanisë për deklaratën e ministrit serb për vrasjen e Ivanoviçit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se me vendimin për ta lejuar lëvizjen e lirë të automjeteve me targa të Kosovës, RKS, nëpër Serbinë qendrore, qeveria e tij ka shmangur “grackat dhe rreziqet e mëdha” për vendin. 

Vuçiç tha se vendimi i Qeverisë së tij, i cili do të hyjë në fuqi më 1 janar, do të jetë në dobi të popullit serb dhe të Serbisë në tërësi. 

“Interesi ynë është Ballkani i Hapur dhe liria e lëvizjes, e cila vlen edhe për automjetet. Mendoj se nga ky vendim do të përfitojnë populli serb dhe Serbia në tërësi. Me këtë dhe disa gjëra të tjera kemi shmangur grackat dhe rreziqet e mëdha për Serbisë”, tha Vuçiç më 30 dhjetor për “TV Prva”. 

Më 25 dhjetor, Qeveria e Serbisë njoftoi se mori vendim për t’ua mundësuar lëvizjen e lirë të gjitha automjeteve nga Kosova në territorin e Serbisë nga muaji i ardhshëm. 

Nuk është e qartë nëse targat e veturave nuk do të mbulohen më me letra ngjitëse kur ta kalojnë kufirin – siç ndodh aktualisht. 

Për një gjë të tillë, Serbia ishte pajtuar me marrëveshjen e vitit 2011, të arritur mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. 

Në fillim të kësaj jave, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se vendimi i Qeverisë serbe për targat RKS ishte tregues se “të gjitha destabilizimet” që i ka bërë Serbia në lidhje me to ndër vite kanë qenë “të palogjikshme dhe të panevojshme”. 

Vendimi i Beogradit u mirëprit nga Bashkimi Evropian të martën, i cili e cilësoi atë si hap pozitiv drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. 

Ndërkohë, gjatë adresimit të tij, Vuçiç tha se pret që Serbia të përballet me “presione të mëdha” nga Bashkimi Evropian për Kosovën gjatë dy muajve të parë të vitit 2024. 

“Ata duhet ta zgjidhin problemin e Kosovës para se të hyjnë në ndonjë bisedë për Ukrainën. Fundi i janarit dhe shkurtit do të jetë kulmi i fushatës së tyre për zgjedhjet e Parlamentit Evropian dhe në mars do të ketë zgjedhje në Rusi, kur Putini do ta vazhdojë mandatin”, tha Vuçiç./REL 

Ju sugjerojmë

Britania dhe Uellsi drejt legalizimit të vdekjes së asistuar për të sëmurët…
Bota

Britania dhe Uellsi drejt legalizimit të vdekjes së asistuar për të sëmurët…

20 Qershor, 2025 7:27 pm
Lufta Iran-Izrael, Erdogan: Netanjahu si Hitleri
Bota

Lufta Iran-Izrael, Erdogan: Netanjahu si Hitleri

20 Qershor, 2025 7:20 pm
Hakerat godasin sistemet e Bashkisë së Tiranës
Kronikë

Hakerat godasin sistemet e Bashkisë së Tiranës

20 Qershor, 2025 7:17 pm
Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Iran
Bota

Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Iran

20 Qershor, 2025 6:50 pm
Anulohet miqësorja Ballkani-Partizani, ja arsyeja
Sport

Anulohet miqësorja Ballkani-Partizani, ja arsyeja

20 Qershor, 2025 6:33 pm
SHBA njofton sanksione të reja kundër Iranit
Bota

SHBA njofton sanksione të reja kundër Iranit

20 Qershor, 2025 6:08 pm
BE: Ta quash “non-paper” draft-statutin e Asociacionit është shpërfillje e obligimeve
Rajoni

BE i jep Serbisë paratë e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor

20 Qershor, 2025 5:49 pm
Chrysanthi Kalogeri zbulon parashikimin e yjeve për javën e fundit të qershorit
Life Style

Chrysanthi Kalogeri zbulon parashikimin e yjeve për javën e fundit të qershorit

20 Qershor, 2025 5:36 pm
Ministri i Jashtëm italian: NATO nuk ka më arsye të ekzistojë!
Bota

Ministri i Jashtëm italian: NATO nuk ka më arsye të ekzistojë!

20 Qershor, 2025 5:27 pm
UNICEF: Ka kolapsuar sistemi i ujit, fëmijët do të vdesin nga etja në Gazë
Bota

UNICEF: Ka kolapsuar sistemi i ujit, fëmijët do të vdesin nga etja në Gazë

20 Qershor, 2025 5:10 pm
Para
“Kjo është festa e të gjithëve”/Presidenti Begaj uron 2024-ën: Viti që lamë pas, rriti reputacionin e Shqipërisë në botë 

“Kjo është festa e të gjithëve”/Presidenti Begaj uron 2024-ën: Viti që lamë pas, rriti reputacionin e Shqipërisë në botë 

Ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë në tryezën festive të Vitit të Ri 

Ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë në tryezën festive të Vitit të Ri 

Festime dhe ankth nga luftërat, ndërsa bota pret Vitin e Ri 2024  

Festime dhe ankth nga luftërat, ndërsa bota pret Vitin e Ri 2024  

TE FUNDIT

Britania dhe Uellsi drejt legalizimit të vdekjes së asistuar për të sëmurët…

Britania dhe Uellsi drejt legalizimit të vdekjes së asistuar për të sëmurët…
20 Qershor, 2025

Një projektligj historik që u jep të drejtën për vdekje të asistuar pacientëve në fazën terminale është miratuar në Dhomën...

Lexo më shumë

Lufta Iran-Izrael, Erdogan: Netanjahu si Hitleri

Lufta Iran-Izrael, Erdogan: Netanjahu si Hitleri
20 Qershor, 2025

Akuza të ashpra ka lëshuar presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan ndaj kryeministri izraelit Netanjahu në lidhje me situatën në...

Lexo më shumë

Hakerat godasin sistemet e Bashkisë së Tiranës

Hakerat godasin sistemet e Bashkisë së Tiranës
20 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon opinionin publik se ditën e sotme është konstatuar një incident kibernetik që ka...

Lexo më shumë

Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Iran

Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Iran
20 Qershor, 2025

Britania e Madhe njoftoi sot se po tërheq përkohësisht stafin nga ambasada e saj në Iran, për shkak të situatës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com