Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar presidentin Meta.
“Zero surprizë për Presidencën! Kjo çështje as nuk duhej të kishte filluar”, shkruan Blushi në një reagim në Facebook.
Mbrëmjen e së mërkurës, Gjykata Kushtetuese njoftoi publikoi shfuqizimin e vendimit të Kuvendit të Shqipërisë “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”./Opinion.al