Kandidati i pavarur dhe i mbështetur nga opozita, Florian Binaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar dekretin e presidentit për zgjedhjet në Tiranë.
Binaj shkruan në rrjetet sociale se kurdo që të caktohet votimi, ai do të marrë pjesë.
“Zgjedhjet e pritshme në Tiranë janë vetëm hapi i parë në rrugën e gjatë që po nisim.
Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin dhe vullnetin tonë për ndryshim.
Deri atëherë ju ftoj të punojmë çdo ditë për të ndezur në mendjet dhe zemrat e qytetarëve besimin tek politika e ndershme, tek politika e punës, besimin se pushteti buron nga qytetarët dhe duhet të punojë vetëm për qytetarët. Partia më e rëndësishme, partia më e fuqishme në botë është partia e qytetarëve”, shkruan Binaj.