Edhe pse garon në 61 bashki të vendit, koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të ketë numërues në gjysmën e KZAZ-ve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori në shqyrtim projektvendimin për të ndarë se cilës parti do t’i takonte numëruesi i tretë dhe i katërt duke caktuar se dy do t’i propozojë Partia Socialiste, një Partia Demokratike ndërsa i katërti do të ndahet me short ndërmjet PDIU-së dhe PL-së.
Kjo vendimmarrje e KQZ-së u kundërshtua nga përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” duke u shprehur se PDIU është pozicionuar krah mazhorancës.