Këshilli i Ministrave ka miratuar dje vendimin për të shpërblyer pronarët e tokave, që preken nga ndërtimet informale në disa qarqe. Gazeta zbardh emrat e 556 pronarëve në gjashtë qarqe: Elbasan, Korçë, Kukës, Lezhë, Vlorë, Tiranë e Durrës. Bashkë me emrat, në tabelën e mëposhtme pasqyrohet edhe vlera që ata përfitojnë. Vlera totale e kompensimit për sipërfaqen 35.662 m2 është 467.582.277 lekë. Në bazë të vendimit, zyrat përkatëse të Regjistrimit të Pasurive së Paluajtshme duhet të pasqyrojnë në regjistrat e tyre ndryshimet përkatëse. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Ministria e Zhvillimit Urban, ajo e Drejtësisë, Ministria e Financave, Agjencia e Trajtimit të Pronës, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive së Paluajtshme dhe Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të zonave/ndërtimeve informale./panorama