Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendim për tërheqje pak ditë para zgjedhjeve? Flet kandidati i PS në Kavajë

2017/05/05 at 11:34 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendim për tërheqje pak ditë para zgjedhjeve? Flet kandidati i PS në Kavajë

Kandidati socialist për kryetar bashkie në Kavajë, Klodian Shehi deklaroi dje, se nuk do të ketë tërheqje nga ana e tij për garën e së dielës, më 7 maj. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Shehi u shpreh se ai do të vijojë projektet për bashkinë dhe u bën thirrje qytetarëve të Kavajës që të shkojnë të qetë në votimet e së dielës.


Shehi zëvendëson Elvis Rroshin në bashki, pas heqjes së mandatit për shkak të problemeve me dekriminalizimin. Ai shprehet në intervistë se në Kavajë çdo gjë është normale. “Këto probleme janë vetëm probleme të tensioneve politike, të cilat kërkohet të përçohen nga Tirana drejt qytetit të Kavajës”, tha Shehi.

 

Zoti Shehi, a është kandidimi juaj për kryetar bashkie në Kavajë një betejë e vështirë, duke pasur parasysh që ish-kryetari Elvis Rroshi është akuzuar për probleme me drejtësinë? Një gjë e tillë, a ka ndikuar te qytetarët?

Unë nuk e mendoj si betejë, por si një angazhim para qytetarëve të mi.

Keni dalë në këtë garë me projekte të reja apo me ato që janë në vazhdim?Ka projekte që janë në vazhdim tashmë, por do të ketë edhe projekte të reja, sepse Bashkia e Kavajës ka një staf, i cili punon me dinamizmin e duhur.

 

Si është situata apo gjendja e qytetarëve të Kavajës? Si ju presin ata në takimet që ju keni çdo ditë?

Klima në Kavajë është e qetë, klimë e një qyteti të cilit i ka ndryshuar fytyra, sepse ka 6 vite që punohet. Tashmë është në drejtimin e duhur për sa u takon reformave dhe ndryshimeve që qyteti apo bashkia e madhe pëson dita-ditës.

 

Ju deri tani jeni drejtues i Bashkisë së Kavajës dhe nuk e keni për herë të parë. Çfarë të rejash do sillni?

Të rejat do të jenë në bazë të investimeve që Bashkia e Kavajës ka marrë përsipër të bëjë, krahas ndryshimeve që një qyteti i duhen çdo ditë, siç janë ndryshimet në infrastrukturë, investime në bujqësi e shumë të tjera, për të cilat ky qytet ka shumë nevojë.

 

Keni një projekt që do ta zbatoni të parin sapo të merrni mandatin?

Prioriteti kryesor që ka bashkia është që këtij qyteti t’i kthehet tradita e një qyteti bregdetar, ku turizmi shqiptar apo turizmi i huaj të gjejë në Kavajë atë çka meriton. Investimet në bujqësi janë një tjetër prioritet i ynë dhe që janë investime që ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e banorëve të zonës së Kavajës. Kavaja ka shumë investime për të bërë në këto zona.

 

Prej ditësh ka zëra që ju do të tërhiqeni nga kandidimi. Opozita do të bëjë një protestë ditën e diel në Kavajë për të ndaluar zgjedhjet. A ka një vendim tuajin për tërheqje?

E kam dëgjuar edhe unë këtë. Shpeshherë kam pasur edhe telefonata nga miqtë e mi, por realisht nuk qëndron asgjë. Nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me këtë. Në Kavajë mbizotëron një klimë e qetë, qoftë politike, qoftë qytetare, dhe zgjedhjet do të vazhdojnë të qeta, normalisht siç i ka hije qytetit të Kavajës, siç i ka zhvilluar ndër vite. Qytetarët e Kavajës dinë të votojnë dhe të shkojnë të qetë në votime. Realisht në Kavajë kemi një klimë shumë pozitive. Kam besimin e qytetarëve të Kavajës për atë që është bërë për këtë qytet nga kjo forcë politike në 6 vjet, dhe për atë çka ne iu premtojmë qytetarëve të Kavajës, që ne do të bëjmë bashkërisht.

 

Pra, ju hidhni poshtë mundësinë që në protestën e së dielës të ketë probleme?

Nga informacionet që kam marrë dhe nga takimet që unë kam përditë me qytetarët në Kavajë, marr vetëm një përshtypje që këto probleme janë vetëm probleme të tensioneve politike, të cilat kërkohet të përçohen nga Tirana drejt qytetit të Kavajës.

 

Zoti Shehi, në këtë klimë që po mbizotëron këto ditë, a i druheni faktit që Kavaja mund të bëhet një qytet konflikti më 7 maj dhe kjo situatë të shpërndahet në të gjithë vendin më pas?

Unë nuk i druhem asaj për çka ndiej dhe shoh në qytetin tim. Unë nuk i druhem asgjëje dhe askujt, por do të doja t’u bëja një thirrje qytetarëve të mi që të tregojnë qytetari, ashtu siç kanë treguar përherë qytetarët e Kavajës. Po ashtu u bëj thirrje partive politike që të mos e përdorin Kavajën si lodër për to./G.SH

 



Ju sugjerojmë

VIDEO/ Giorgia Meloni “pushton” rrjetin sërish me mimikat e saj në samitin e NATO-s
Bota

VIDEO/ Giorgia Meloni “pushton” rrjetin sërish me mimikat e saj në samitin e NATO-s

27 Qershor, 2025 4:22 pm
Keqmenaxhimi i fondeve të BE, dorëhiqet ministri i Emigracionit dhe tre zv/ministra
Bota

Keqmenaxhimi i fondeve të BE, dorëhiqet ministri i Emigracionit dhe tre zv/ministra

27 Qershor, 2025 4:14 pm
Kush është trajneri spanjoll që do të drejtojë Flamurtarin?
Sport

Kush është trajneri spanjoll që do të drejtojë Flamurtarin?

27 Qershor, 2025 4:08 pm
Telegraph: Shqipëria mes 10 vendeve më të mira evropiane për pushime në plazh
Aktualitet

Telegraph: Shqipëria mes 10 vendeve më të mira evropiane për pushime në plazh

27 Qershor, 2025 4:07 pm
Zhvendoset Gjykata e Apelit, zgjidhje e përkohshme për Dhomën Civile
Aktualitet

Zhvendoset Gjykata e Apelit, zgjidhje e përkohshme për Dhomën Civile

27 Qershor, 2025 3:53 pm
Sarandë/ Sherr me sende të forta, mbeten të plagosur dy persona
Aktualitet

33-vjeçari qëllon me armë zjarri ndaj tre personave në Theth, të rinjtë e dhunojnë…

27 Qershor, 2025 3:44 pm
Ministri Hasani takohet me përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit
Aktualitet

Ministri Hasani takohet me përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit

27 Qershor, 2025 3:25 pm
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Dyshohet se kryen marrëdhënie seksuale me një 38-vjeçare, arrestohen dy të moshuarit

27 Qershor, 2025 3:12 pm
Mbytet një person në plazhin e Tales
Aktualitet

Ishte duke notuar, turisti italian mbytet në plazhin e Zvërnecit

27 Qershor, 2025 2:51 pm
Masat për kreditë për shtëpi, Xhepa: Ul rrezikun për tregun
Aktualitet

Monedha kombëtare qëndron në pozita të forta ndaj valutave

27 Qershor, 2025 2:35 pm
Para
Shtatë foto/ Goli i Higuain, si u finalizua aksioni fantastik i Juventus

Shtatë foto/ Goli i Higuain, si u finalizua aksioni fantastik i Juventus

Suprizuese/ Videoloja “FIFA 17” përzgjedh Strakoshën në formacionin e javës

Suprizuese/ Videoloja "FIFA 17" përzgjedh Strakoshën në formacionin e javës

Zhduket minorenia në Durrës, nëna bën denoncimin në polici

Zhduket minorenia në Durrës, nëna bën denoncimin në polici
















TE FUNDIT

VIDEO/ Giorgia Meloni “pushton” rrjetin sërish me mimikat e saj në samitin e NATO-s

VIDEO/ Giorgia Meloni “pushton” rrjetin sërish me mimikat e saj në samitin e NATO-s
27 Qershor, 2025

Një video e Kryeministres italiane Giorgia Meloni është bërë virale në rrjetet sociale, ku ajo shihet duke bërë mimika të çuditshme me...

Lexo më shumë

Keqmenaxhimi i fondeve të BE, dorëhiqet ministri i Emigracionit dhe tre zv/ministra

Keqmenaxhimi i fondeve të BE, dorëhiqet ministri i Emigracionit dhe tre zv/ministra
27 Qershor, 2025

Ministri grek i Emigracionit Makis Voridis dhe tre zëvendësministra kanë dhënë dorëheqjen pas skandalit me fondet e keqmenaxhuara të BE...

Lexo më shumë

Kush është trajneri spanjoll që do të drejtojë Flamurtarin?

Kush është trajneri spanjoll që do të drejtojë Flamurtarin?
27 Qershor, 2025

Carlos Garcia Badias është trajneri i ri i Flamurtarit. Spanjolli është zgjedhja e drejtuesve të klubit vlonjat për sezonin e...

Lexo më shumë

Telegraph: Shqipëria mes 10 vendeve më të mira evropiane për pushime në plazh

Telegraph: Shqipëria mes 10 vendeve më të mira evropiane për pushime në plazh
27 Qershor, 2025

Gazeta e përditshme britanike “Telegraph” e ka renditur bregdetin shqiptar në listën e 10 vendeve më të mira në Evropë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com