Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendi ku jetojnë fantazitë tona seksuale- një skutë misterioze, zbulojeni

2017/12/17 at 2:02 AM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendi ku jetojnë fantazitë tona seksuale- një skutë misterioze, zbulojeni

Imagjinata erotike, ose vendi ku jetojnë fantazitë tona seksuale, duket sikur është një skutë, misterioze, e jashtëzakonshme dhe e panjohur. Nga ana tjetër, imagjinata erotike është një element fundamental për shëndetin seksual, prandaj nuk mund të bëjmë sikur nuk ekziston.
Pushteti që fantazia ka është shumë i rëndësishëm. Ekzistojnë disa persona që përgjatë raportit seksual nuk arrijnë dot climax ose orgazmën, nëse nuk fantazojnë situata të ndryshme erotike, njerëz të tjerë apo detaje të tjera. Nuk ka asgjë të keqe dhe kjo padyshim që nuk është një formë tradhëtie ( edhe si disa persona e shohin si të tillë). Të kesh një fantazi seksuale nuk do të thotë të duash dhe të veprosh. Midis fantazisë dhe dëshirave ka diferencë.
Por, pse është e vështirë të eksplorojmë imagjinatën tonë erotike ?
Disa persona kanë turp të ndajnë fantazitë e tyre, të tjerë ndihen në faj ndoshta për shkak të një skeme të lidhur më një seksualitet më të ngurtë dhe linear. Të tjerë akoma, kanë frikë ta thonë më zë të lartë për të evituar prishjen e magjisë apo vetë fuqisë së fantazisë. Shpesh herë gjithashtu fokusohemi te akti, te orgazma dhe arritja e saj dhe jo te imagjinata erotike.
Po fantazitë kanë gjini ?
Nëse do më pyesni nëse fantazitë duhen treguar apo jo, mendoj që nga një anë është mirë të zhvillosh atë bashkëlojën dhe konfidencën në çift, por nga ana tjetër është dhe mirë të kesh disa sekrete ose të ruash një klimë misteriozë që ndihmon dhe nxit marrëdhënien. Nëse vendosim të ndajmë fantazitë tona me partnerin, është e këshillueshme të theksojmë që “bota fantastike” është e tillë sepse nuk jemi të detyruar ta jetojmë; Kjo është shumë veprim me mend, sidomos për ndonjë partner të habitur apo frikësuar, sidomos për shkak të turpit apo tabuve që ai/ajo ka vetë.
Nëse partneri na refuzon në ndonjë dëshirë apo fantazi që kemi, nuk duhet të harrojmë që ai nuk po na refuzon ne, por thjeshtë një fantazi tonën.
Është e mundur të stimulojmë dhe zhvillojmë fantazitë tona seksuale ?
Të stërvisësh fantazinë është e mundur, por si fillim duhet të dimë mirë së çfarë e stimulon dëshirën tonë, situatat, detajet që janë eksituese, ose dhe aktet që nuk na pëlqejnë.
Përfundimi ?
Nëse ju pëlqen literatura erotike, blini libra të tillë, të njëjtën gjë bëjeni dhe me filma. Ky ushtrim do të jetë si një stimulus i imagjinatës tuaj erotike. Mund të mendojmë për situata të ngjashme në të kaluarën, duke menduar për elemente që kanë nxitur pasionin dhe dëshirën tonë. E njëjta gjë dhe me ëndrrat erotike të cilat na kanë goditur më shumë.
Duhet të gjejmë pak kohë për veten ( edhe nëse jemi vetëm edhe nëse jemi në çift), të mendojmë për të gjitha këto situata ose element që nxisin libidon tonë. Nëse eksitohemi mund të praktikojmë auto-erotizmin ose dhe marrëdhënien me partnerin. Çdo gjë që vjen duke bërë këto ushtrime, është ok, çdo ndjenjë, çdo mendim. Nga ana tjetër mundet dhe mos të ndodhë gjë, sepse për ne është e rëndësishme të flasim me partnerin. Pra, si përfundim, cilado qoftë fantazia jote seksuale, me apo pa partnerin, duke lexuar, parë një film apo masturbuar, e rëndësishme është të jetojmë seksualitetin tonë në mënyrë të shëndetshme, gazmore, çliruese dhe respektuese ndaj vetes./Nga Zhaklin Lekatari


Etiketa: Imagjinata erotikeimagjinata seksualeskute misterioze


Ju sugjerojmë

Një homazh për mjeshtrin e madh: “Requiem për skulptorin Agim Rada” vjen premierë
-Kulturë

Një homazh për mjeshtrin e madh: “Requiem për skulptorin Agim Rada” vjen premierë

25 Maj, 2025 7:39 pm
Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga
-Kulturë

Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga

25 Maj, 2025 3:30 pm
Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë
-Jetë dhe Stil

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

24 Maj, 2025 11:07 am
Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës
-Shëndeti

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

23 Maj, 2025 8:59 pm
Studimi, martesa është e dëmshme për shëndetin mendor
Life Style

Studimi, martesa është e dëmshme për shëndetin mendor

23 Maj, 2025 9:30 am
Rikthehen rrathët misteriozë në fusha, shpërthejnë konspiracionet mbi UFO-t
Life Style

Rikthehen rrathët misteriozë në fusha, shpërthejnë konspiracionet mbi UFO-t

22 Maj, 2025 4:25 pm
Nga Finiqi në Has, cili qytet kryeson me numrin më të lartë të mjeteve
-Jetë dhe Stil

Nga Finiqi në Has, cili qytet kryeson me numrin më të lartë të mjeteve

22 Maj, 2025 8:21 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 22 maj 2025

22 Maj, 2025 8:10 am
CNBC: Shqipëria, mes pesë vendeve europiane më mikpritëse për qytetarët nga SHBA
-Jetë dhe Stil

CNBC: Shqipëria, mes pesë vendeve europiane më mikpritëse për qytetarët nga SHBA

21 Maj, 2025 9:51 am
Gjenerata online: Smartphoni në majë të hundës
-Jetë dhe Stil

Gjenerata online: Smartphoni në majë të hundës

21 Maj, 2025 9:15 am
Para
Kushtet e Bashës për Ramën: Shkarko Ruçin e Xhafën, arresto Tahirin dhe drejtorët e policisë

Skenar i ri për zgjedhjen e Kryeprokurorit?

Rrahja e Ballës? Malltezi: Shpifje e provokime të dirigjuara nga Rama

Incineratorët/ PD: Milionat po ndahen mes Ramës, Ahmetajt dhe ish-ministrit të LSI-së

Vende të lira pune në Gjermani, DW: Duhet vizë pune, nuk pranohen azilantë

Vende të lira pune në Gjermani, DW: Duhet vizë pune, nuk pranohen azilantë
















TE FUNDIT

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
25 Maj, 2025

Vendosja e kufizimeve nga Banka e Shqipërisë për kreditë për blerjen e shtëpive, sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa do...

Lexo më shumë

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
25 Maj, 2025

Nuk është periudha e pikut të sezonit turistik, por Gjirokastra zgjidhet nga vizitorë të shumtë edhe në këto ditë të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
25 Maj, 2025

Një 48-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut, në Tiranë. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
25 Maj, 2025

Lufta në Ukrainë ka krijuar një kërkesë të jashtëzakonshme për kirurgë të specializuar në trajtimin e plagëve të luftës dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com