Franca është skuadra e parë në Kampionatin Europian e cila me fitoren e djeshme ndaj Shqipërisë siguroi kualifikimin për në fazën tjetër.
Në Grupin A, Zvicra provizorisht renditet e dyta e cila në ndeshjen e fundit pritet të kualifikohet për fazën tjetër.
Por, këtë edicion nuk futen vetëm 2 vendet e para pasi është një format krejt tjetër duke i dhënë mundësi edhe 4 ekipeve më të mira të cilat do të renditen në vendin e tretë.
Në ndeshjen kundër Rumanisë e cila do të zhvillohet ditën e diel duhet patjetër të fitojmë dhe të marrim 3 pikë në mënyrë që të sigurojmë vendin e tretë.
Me shumë mundësi nëse arrijmë të fitojmë ndaj Rumanisë jemi me një këmbë në fazën tjetër të këtij kompeticioni, pra me 80% sepse pjesëmarrësit tjerë nëpër grupe vështirë marrin pikët që u duhet kur dihet se ka shumë kombëtare favorite.