Një studim i kryer nga Trinity College në Dublin të Irlandës, ka arritur në përfundimin se vendet që kanë në krye të qeverisë një femër kanë regjistruar 4,3 herë më pak viktima nga Covid-19 sesa vendet që drejtohen nga meshkujt.
Studimi analizoi pandeminë e koronavirusit në 35 shtete, 10 prej të cilëve drejtoheshin nga femra. Shembuj pozitivë të menaxhimit të krizës janë Gjermania, Zelanda e Re, Danimarka dhe Finlanda, 4 shtete që drejtohen nga femra.
Në shtetet që drejtohen nga meshkuj kishte 21 viktima për 1 milion banorë, ndërsa në shtete që drejtohen nga femra kishte 4,8 viktima për 1 milion banorë. Gjithashtu, këto shtete kishin arritur ta ulnin më përpara kurbën e epidemisë.
Studimi thekson se udhëheqëset femra i dhanë më shumë prioritet shëndetit publik dhe jo ekonomisë./ Opinion.al