Sulmet terroristë të kryerë mbrëmjen e djeshme në Stamboll kanë rikthyer sërish frikën.
Shumë vende kanë rritur gatishmërinë pasi ekziston frika e sulmeve në sezonin e pushimeve.
Gazeta brtianike Express shkruan se janë të paktën tre shtete që rrezikohen të sulmohen në javët e ardhshme.
Sipas saj më të rrezikuarat janë Turqia, Tunizia dhe Spanja.
Dy të parat janë goditur edhe më herët dhe janë destinacion i shumë pushuesve nga mbarë bota.
Në sulmin e djeshëm në Stamboll humbën jetën 41 persona e 239 u plagosën.