Malik Obama ka thwnw për New York Post se “Më pëlqen Donald Trump për shkak se ai flet nga zemra… Ta bëjmë Amerikën përsëri është një slogan i mahnitshëm. Do të dëshiroja ta takoja atë”.
Malik Obama ka folur me vëllain e tij një vit më parë dhe ishte zhgënjyer me të, për shkak se ai nuk e kishte ndihmuar atë në politikë kur kishte garuar për guvernator në qarkun Siaya në Kenia më 2013.
Lajmi ka gëzuar edhe vetë Trump, i cili në një postim në Twitter e bëri të ditur lajmin se gjysmë-vëllai i Barack Obamës do të votojë për të.