Kuvendi ka emëruar Artur Metanin si kryetar i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Maxhoranca dhe opozita e re ka votuar me 98 vota pro Artur Metanin në postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ndërkohë, 8 deputet votuan kundër Metanit , ndërsa 9 të tjerë nuk e ushtruan të drejtën e votës,
Artur Metani ka mbajtur postin e Avokatit të Shtetit dhe maxhoranca aktuale në bashkëpunim me deputetët e opozitës së re i ka besuar postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Artur Metani është vëllai i deputetes së Partisë Socialiste, Eglanina Gjermani. Kjo e fundit para nisjes së votimit ka deklaruar se është në konflikt Interesi dhe për rrjedhojë ka kërkuar që të përjashtohet nga votimi./Opinion.al