SHKODËR- Një varkë me dy peshkatarë është mbytur paraditen e sotme në Velipojë në vendin e njohur si Gryka e Vilunit.
Nga të dhënat e para mësohet se njëri prej peshkatarëve ka arritur të shpëtojë ndërsa tjetri dyshoeht se është mbytur, por kjo është ende e pakonfirmuar nga policia.
Personi që rezulton i zhdukur është Altin Berzha nga Lezha.