Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj zbuloi arsyen pse u thirr në SPAK, Tabaku: Modeli i “politikanit të ri” ka dështuar. Ka një kohë për gjithçka: për të mbjellë dhe për të korrur

2024/12/26 at 7:40 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj zbuloi arsyen pse u thirr në SPAK, Tabaku: Modeli i “politikanit të ri” ka dështuar. Ka një kohë për gjithçka: për të mbjellë dhe për të korrur

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, i cili ndër të tjera u ndal edhe te dëshmia që dha në SPAK.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se kryebashkaku i kryeqytetit përherë ka përdorur të pavërtetat dhe sajesat e qëllimshme për të ndërtuar një narrativë që largon vëmendjen nga dështimet e tij.

Ajo thekson gjithashtu se salla e Këshillit Bashkiak nuk duhet të jetë një bunker, ku kryetari i bashkisë së Tiranës kërcënon kundërshtarët e tij.

Postimi i plotë:

Salla e Këshillit Bashkiak u kthye sërish në një skenë propagandistike të Erion Veliajt, duke cenuar seriozitetin dhe funksionin që duhet të ketë parlamenti lokal i qytetarëve të Tiranës. Nga ajo sallë, Kryetari i Bashkisë ka vazhduar të adresojë akuza dhe sulme të pabazuara ndaj kundërshtarëve të tij politikë, duke shmangur përgjegjësinë e tij dhe pasojat e vendimeve të tij.

Kjo qasje nuk është e re. Kryebashkaku përherë ka përdorur të pavërtetat dhe sajesat e qëllimshme për të ndërtuar një narrativë që largon vëmendjen nga dështimet e tij dhe padyshim përgjegjësitë e tij penale nga inceneratorët tek teatri dhe nga 5D tek dosja aktuale. Disa nga këto praktika përfshijnë ngritjen e padive për shpifje kundër kritikëve të tij, apo ngritjen e gishtit akuzues ndaj kundërshtarëve politikë pikërisht nga ajo sallë me shpresën se do t’i intimidojë duke i shmangur nga rruga e kërkimit të drejtësisë dhe përgjegjësisë.

Për vite me radhë ka shmangur ballafaqimin me media të pavarura dhe pyetje të drejtpërdrejta nga gazetarët. Nuk mbaj mend një konferencë për shtyp. Në vend të një transparence të nevojshme, kemi parë një strategji të qëllimshme për të kontrolluar informacionin dhe për të ndërtuar një imazh artificial.

Modeli i “politikanit të ri,” me të cilin Veliaj u paketua dhe u shit dikur, ka dështuar të reflektojë vlera të reja në politikë. Në vend të transparencës dhe përgjegjshmërisë, kemi parë një model të vjetër të bazuar te intimidimi, shpifjet dhe shmangia e debatit të hapur. Edhe gjatë përballjes me komisionin hetimor për inceneratorët, në vend që të jepte përgjigje konkrete për faktet e ngritura, kryebashkiaku i ikte fakteve duke hedhur baltë mbi atë që i parashtronte argumentet.

Salla e Këshillit Bashkiak nuk duhet të jetë një bunker dhe as salla ku ai kërcënon kundërshtarët e tij. Çdo përpjekje për të mbytur zërat e opozitës apo për të injoruar përgjegjësitë e një lideri publik është një dëm i madh për demokracinë lokale, e në këtë rast dhe për buxhetin e shtetit.

Ka një kohë për gjithçka: për të mbjellë dhe për të korrur. Nëse politika mbillet me shpifje dhe keqmenaxhim, abuzim e vjedhje atëherë frytet e korrjes do të jenë vetëm zhgënjime për qytetarët. Është koha për t’i dhënë fund kësaj qasjeje dhe për të kërkuar një model të ri, të bazuar në transparencë, përgjegjshmëri dhe respekt për të gjithë qytetarët.

Ju sugjerojmë

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
Aktualitet

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:22 pm
Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
Aktualitet

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:20 pm
Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
Kronikë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

9 Qershor, 2025 12:07 pm
Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
Bota

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

9 Qershor, 2025 11:57 am
Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
Aktualitet

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

9 Qershor, 2025 11:27 am
Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
Aktualitet

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

9 Qershor, 2025 11:26 am
Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
Aktualitet

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

9 Qershor, 2025 11:11 am
Para
Fluks i shtuar emigrantësh nga Greqia dhe Italia, nga 4 pikat kufitare kanë hyrë 23 mijë persona në 24 orët e fundit

Fluks i shtuar emigrantësh nga Greqia dhe Italia, nga 4 pikat kufitare kanë hyrë 23 mijë persona në 24 orët e fundit

Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare ish-kryeministri indian Manmohan Singh

Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare ish-kryeministri indian Manmohan Singh

Sali Berisha takim në degën 5 në Tiranë:  Askush nuk na ndal për të firmosur fitoren e merituar në 11 maj

Sali Berisha takim në degën 5 në Tiranë: Askush nuk na ndal për të firmosur fitoren e merituar në 11 maj

TE FUNDIT

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova ka deklaruar se mbështet Shqipërinë lidhur me anëtarësimin e saj në unionin evropian....

Lexo më shumë

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti sot në një takim zyrtar Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, Nataliya...

Lexo më shumë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
9 Qershor, 2025

Po lufton mes jetës edhe vdekjes, një shqiptar 59-vjeçar, i identifikuar me iniciale F.C., pasi u qëllua me armë zjarri...

Lexo më shumë

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
9 Qershor, 2025

Forcat detare izraelite e kanë ndalur dhe konfiskuar të hënën një anije bamirësie, e cila po përpiqej të thyente bllokadën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com