Veliaj takim me nxënësit ekselent të Tiranës: Mbështetja ndaj njëri-tjetrit, rruga drejt suksesit

Pas pensionistëve, kryetari i bashkisë së Tiranës ka zhvilluar një takim me nxënësit ekselenët të gjimnazit Qemal Stafa. Në takimin në sallën e Këshillit Bashkiak, Veliaj u kërkoi të rinjve që të mbështesin njëri-tjetrin sepse ajo është rruga drejt suksesit. Ai tha se kush mëson dhe punon fort, ka ecur vetëm përpara


“Jam shumë krenar për ju! Të dalësh me të gjitha 10-ta në Tiranë është një arritje e jashtëzakonshme. Fakti që ju keni qenë të fokusuar, jeni të përkushtuar, duke i qëndruar me besnikëri misionit për të qenë më të mirët, është diçka e jashtëzakonshme. Ju jeni ‘ajka’ e këtij qyteti. Doja t’ua thoja në sy këto fjalë sepse e vlerësoj vërtet punën që keni bërë. Njerëzit që keni në krah nuk janë rivalët tuaj, por aleatët tuaj më të mëdhenj.”

Sipas Veliajt, në një shoqëri plot vlera, nxënësit ekselentë vlerësohen, dhe Tirana këtë po bën.

“Përpara jush do të keni sfida dhe dilema, për çfarë do të studioni etj. Fakti që keni dalë më të mirët është diçka që duhet t’ia thoni vetes dhe të frymëzoni edhe të tjerët sepse të marrësh dhjeta është një nga aktet më patriotike sot. Kjo është arsyeja pse në gjithë këto vite kemi vendosur edhe posterat tuaja në rrugët e Tiranës, si një mënyrë për t’ju thënë të tjerëve se kështu vlerësohen njerëzit në një shoqëri të vlerave. Një komb që di është një komb që mundet. Kurse një komb që s’di është një komb që ngelet pas.”

Kryebashkiaku Veliaj do të zhvillojë takime me të gjithë nxënësit ekselentë të gjimnazeve të Tiranës, për t’i falenderuar ata për mundin, por edhe se me shembullin e më të mirëve frymëzojnë gjithë shoqërinë.

Tv Klan



Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT