Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj shpallet “Qytetar Nderi” i Prizrenit: Vetëm të bashkuar ecim përpara

2023/02/17 at 3:28 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj shpallet “Qytetar Nderi” i Prizrenit: Vetëm të bashkuar ecim përpara

Në 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u nderua me titullin “Qytetar Nderi” nga Komuna e Prizrenit.  Titulli iu akordua nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Në fjalën e tij, pas marrjes së titullit Veliaj u shpreh se vetëm të bashkuar mund t’ia dalim të ecim përpara, duke u zotuar se do të kontribuojë më shumë për qytetin e Prizrenit.

“Sot, si qytetari më i ri i Prizrenit, ndjej një detyrim që, përveçse të vë përpara punët e qytetit të Tiranës, ta mbaj gjithmonë një hapësirë të kohës sime, të energjive të mia, për ta promovuar Prizrenin. Është lajm i jashtëzakonshëm që sot Prizreni, qyteti historik, qyteti multifetar, multietnik, është bërë një qendër graviteti. Për sa kohë sot kthehet në një qytet që promovon vlera, promovon mirësi, dashuri, kulturë, art, unë besoj se ditët më të mira në qytetin tonë të Prizrenit i kemi përpara. Sot jam i nderuar që, bashkë me mua janë Blerina dhe Etjeni, deputetë të Parlamentit të Shqipërisë, për të dëshmuar që ne jemi bashkë. Ne mund të kemi punë të ndryshme, mund të kemi vokacione të ndryshme, mund të kemi parti të ndryshme, ama për disa qëllime ne punojmë bashkë. Dallimet tona nuk janë aq të mëdha sa të na përçajnë dhe duhet të punojmë për qëllime të përbashkëta”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës vuri në dukje disa nga pikat më të vizituara në Tiranë, që kanë pikërisht emra personalitetesh të Kosovës, si sheshi “Adem Jashari”, “Rruga e Kosovarëve” apo rruga “Ibrahim Rugova”.

“Dje në Tiranë, me kryeministrin Edi Rama hapëm një ekspozitë të Rexhep Selimit, kryesisht i njohur si komandant i luftës. Jemi duke rindërtuar shkollën ‘17 shkurti’ në Tiranë, një shkollë që e shkatërroi tërmeti, e cila do ngrihet më e fortë dhe më e bukur se kurrë. Unë vetë jam një nxënës i shkollës Kosova, një shkollë nga më të vjetrat e më të fortat në Tiranë, të cilën e rindërtuam më të bukur e më të fortë, edhe më të madhe sigurisht. Më vjen mirë që sheshi ‘Adem Jashari’ është një ndër hapësirat më të bukura urbane, m’u në hyrje të Tiranës; më vjen mirë që para dy ditësh, bashkë me Kryeministrin, në zgjatimin e rrugës ‘Ibrahim Rugova’, ne do të ndërtojmë dy godina të reja: Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe Qendrës Kombëtare të Fëmijëve. Në këtë rruge, që tani zgjatet duke hyrë në park, do kemi dy simbole të tjera që do na kujtojnë këtë lidhje speciale që kemi me Kosovën. Më vjen mirë që rruga më e rëndësishme dhe më e shtrenjtë sot në Tiranë është bërë rruga e Kosovarëve”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër në fjalën e tij Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, u shpreh: “Është nder të kesh një bashkëqytetar si Erioni. Ai dallohet si kryebashkiak i Tiranës me një qasje proaktive, me një energji pozitive, me një lidership modern, që na bën krenarë të gjithëve ne që jetojmë në Kosovë, në Prizren dhe kudo në Shqipëri. E keni parë Tiranën si është transformuar. Kur jemi takuar me Erionin vitin e kaluar jemi dakorduar që do të bëjmë shumë punë të mira. Ato punë mira vetëm kanë filluar. Kemi binjakëzim të dy shkollave të muzikës. Kemi pasur gara sportive mes shkollash. Po ashtu, kemi pasur një festë madhështore me rastin e Lidhjes së Prizrenit vitin e kaluar. Ajo që na pret është akoma më e madhe. Do promovojmë bashkëpunimin mes qyteteve”.

Ju sugjerojmë

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
Aktualitet

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

9 Qershor, 2025 3:39 pm
SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
Aktualitet

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

9 Qershor, 2025 3:35 pm
Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori
Aktualitet

Plagosi me thikë 64-vjeçarin në Divjakë pas një konflikti, arrestohet autori

9 Qershor, 2025 3:28 pm
Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore
Aktualitet

Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore

9 Qershor, 2025 3:21 pm
Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor
Rajoni

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor

9 Qershor, 2025 2:58 pm
Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër
Aktualitet

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër

9 Qershor, 2025 2:45 pm
62-vjeçarja humbi jetën, dyshohet se zjarri në apartament u vu nga djali i saj
Aktualitet

Berat/ Përfshihet nga flakët një banesë. Pëson djegie të lehtë zonja e shtëpisë

9 Qershor, 2025 2:41 pm
Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska
Rajoni

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

9 Qershor, 2025 2:30 pm
Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi
Aktualitet

Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi

9 Qershor, 2025 2:25 pm
Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi
Aktualitet

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi

9 Qershor, 2025 2:20 pm
Para
Rama merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takime me zyrtarët amerikanë

Rama merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takime me zyrtarët amerikanë

Vrasja e Gentjan dhe Nezir Beqirit, SPAK jep pretencën, kërkon burg përjetë për Ardjan Çapjan

Vrasja e Gentjan dhe Nezir Beqirit, SPAK jep pretencën, kërkon burg përjetë për Ardjan Çapjan

WhatsApp vjen me tre risi të reja për telefonat Android

WhatsApp vjen me tre risi të reja për telefonat Android

TE FUNDIT

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
9 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shqyrtuar sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar nga qelia....

Lexo më shumë

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
9 Qershor, 2025

Hetimet për ish-Presidentin Ilir Meta janë zgjatur me 6 muaj. Mësohet se avokati i Metës është shprehur se Prokuroria e...

Lexo më shumë

Plagosi me thikë 64-vjeçarin në Divjakë pas një konflikti, arrestohet autori

Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori
9 Qershor, 2025

Policia ka arrestuar një 44-vjeçar në Divjakë, pasi plagosi me thikë një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta....

Lexo më shumë

Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore

Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore
9 Qershor, 2025

Qendra Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit (ACCET), një OJQ ndërkombëtare me seli në SHBA, organizoi sot në hotelin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com