Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar fotot e projektit të godinës së gjimnazit “Partizani” në kryeqytet.
Krahas shtimit të numrit të klasave,terreneve sportive dhe laboratoreve, ndërtimi i dy shkollave të reja “Lek Gjiknuri” dhe “Kiço Blushi” do të ulë ndjeshëm dhe numrin e madh të nxënësve në gjimnazin “Partizani”.
Sipas kryebashkiakut, në Tiranë janë ndërtuar 42 shkolla me standarde europiane.