Në përfundim të punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste, kreu i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj ka publikuar një foto me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
“Me motrën e lalit vet Belinda Balluku dhe si thonë tironcit: Kush na ka inot, kshu na paftë përnot ? #KongresiPS”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.
Më herët, në një intervistë televizive, i pyetur nëse do të kërkonte një tjetër mandate në Tiranë, Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ne Tirane do të vijojnë punët e mira. Ai shtoi se projektet për Kryeqytetin do të ecin perpara me të njëjtin ritëm.