Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj: PS si traktor i ri modern që ecën vetëm përpara, Berisha-Meta traktor pa goma

2023/04/17 at 6:54 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj: PS si traktor i ri modern që ecën vetëm përpara, Berisha-Meta traktor pa goma

Nga Peza, kandidati i PS për bashkinë e Tiranës Erion Veliaj ka sulmuar krtydemorkatin Sali Berisha dhe kryetarin e PL, Ilir Meta.

Gjatë fjalës së tij në takimin me banorët, Veliaj tha se Partia Socialiste është si traktor i ri modern, që ecën vetëm përpara , ndërsa Berisha dhe Meta janë traktor pa gomë që mezi lëviz.

Duke komentuar hapjen e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Veliaj tha se ka më shumë njerëz në këtë fushë kalçetoje në Pezë, se sa ishin në stadiumin “Arena Kombëtare” të shtunën.

“Këtij zetorit blu, i ka rënë goma, është prodhim sovjetik, mezi e kemi sjellë me karrotrec deri këtu, se ecte më shumë mbrapa se sa para. Kurse, ky zetori perëndimor, me mijëra kuaj fuqi, ka takat të punojë toka, të ecë përpara, ta zhvillojë terrenin, të japë prodhim e të sjellë bereqet. Kjo është diferenca këtu në fshat, midis zetorit blu dhe traktorit tonë, që ecën përpara dhe çan rrugë të reja, sjell prodhim për tokat tona, për familjet tona, për fshatin tonë. Ndaj, miqtë e mi, bëni krahasimin: Nëse doni dikë që t’ju punojë tokën, t’ju sjellë prodhim, t’ju sjellë bereqet, të ketë produktivitet, do zgjidhni produktin sovjetik? Do zgjidhni Saliun, që i ka dalë rrota? Do zgjidhni Ilir Metën që i merr lekët nga rusët? Apo traktorin perëndimor që ka fuqi, që ka mbështetje, që mund të na çojë përpara? Saliu kishte harruar që militantët nuk duhet t’i paguash vetëm për të ardhur, por duhet edhe për të ndenjur. Kurse ne e kemi falas dashurinë. E kemi falas shoqërinë, e kemi falas këtë kontribut sepse e bëjmë aty ku kemi zemrën. Siç thotë kjo kënga jonë: ‘ku është shoqëria, ku është dashuria, aty është Shqipëria’. Aty është forca jonë, aty është frymëzimi ynë, aty është fitorja jonë. E patë stadiumin? Ishte e trishtueshme ta shikoje Saliun që u mbante fjalim sediljeve. U kënaqën sediljet bosh me fjalime, kurse Saliu fliste sikur po u fliste turmave. Qartazi i ka ngelur ora në vitet ’90-të, ku ca njerëz e hëngrën sapunin për djathë. Në vitet ’90-të ca njerëz thane: ‘Piramidat janë e ardhmja! Sudja është e ardhmja! Xhaferri, “Populli”, Vehbiu, janë e ardhmja!’. I ka ngelur mendja tek ato vite, ku njerëzit gënjeheshin. Por ne të gjithë e dimë, dilte Saliu me Suden thoshte: ‘Falas, falas, falas’, kur në një moment doli Sudja tha: ‘Mbaruan lekët!’. Njerëzit humbën shtëpinë, humbën tokat, humbën kursimet. Falas ishte për ca kohë, por pastaj mbaroi gjithçka! Historitë me falas, e me pa lekë, kap ç’a të kapësh, secili për vete, zgjasin, por zgjasin shumë pak, nuk janë afatgjatë. Ky zetori këtu është falas, por nuk ke ç’e do, se nuk ecën një metër, nuk punon asnjë tokë, nuk hap dot asnjë kanal, nuk mbjell dot asnjë bimë. Këtij traktorit tjetër duhet të hipësh, duhet ta drejtosh, duhet ta mbushësh me naftë, ama garancinë për ta punuar tokën e ka vetëm ky që ecën përpara, që ka takat, që ka kuaj fuqi dhe që është perëndimor dhe që ecën përpara”, tha Veliaj.

Ju sugjerojmë

Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA
Bota

Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA

20 Janar, 2026 5:14 pm
Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj
Aktualitet

Seanca për rritjen e pagave të gjyqtarëve në Kushtetuese, Rama: Turp kombëtar

20 Janar, 2026 4:47 pm
Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci
Kronikë

Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci

20 Janar, 2026 4:10 pm
Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja
Aktualitet

Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore

20 Janar, 2026 3:40 pm
I kërkuar nga Britania për vrasje, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës 26-vjeçari
Kronikë

I kërkuar nga Britania për vrasje, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës 26-vjeçari

20 Janar, 2026 3:26 pm
Deputetët e PD u përjashtuan nga parlamenti, Noka: Vendimin do e çojmë në gjykatë
Kryesore

Deputetët e PD u përjashtuan nga parlamenti, Noka: Vendimin do e çojmë në gjykatë

20 Janar, 2026 3:19 pm
Kina do të ndërtojë ambasadën gjigande në Londër
Bota

Kina do të ndërtojë ambasadën gjigande në Londër

20 Janar, 2026 3:10 pm
Integrimi/Negociatorët me BE tregojnë projektligjet që duhen miratuar në Parlament
Politikë

Integrimi/Negociatorët me BE tregojnë projektligjet që duhen miratuar në Parlament

20 Janar, 2026 3:08 pm
Kryeministri Belg-Trump: Tërhiqu ose marrëdhëniet SHBA-Europë do të marrin fund
Bota

Kryeministri Belg-Trump: Tërhiqu ose marrëdhëniet SHBA-Europë do të marrin fund

20 Janar, 2026 3:02 pm
Trump sulmon Britaninë e Madhe për Ishujt Chagos: Një akt i madh budallallëku
Bota

Trump sulmon Britaninë e Madhe për Ishujt Chagos: Një akt i madh budallallëku

20 Janar, 2026 3:00 pm
Para
Shefi i Google: Inteligjenca artificiale do kontroll si armët bërthamore

Shefi i Google: Inteligjenca artificiale do kontroll si armët bërthamore

“Berisha përçau PD”, Bejko: Kemi mundësi të fitojmë në Tiranë dhe në bashki të tjera

"Berisha përçau PD", Bejko: Kemi mundësi të fitojmë në Tiranë dhe në bashki të tjera

Shefja e Microsoft në Gjermani: Industria duhet ta përqafojë inteligjencën artificiale

Shefja e Microsoft në Gjermani: Industria duhet ta përqafojë inteligjencën artificiale

TE FUNDIT

Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA

Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA
20 Janar, 2026

Tarifat Një nga gurët themelorë të politikës ekonomike të administratës së re Trump janë tarifat. Ato u njoftuan për vende...

Lexo më shumë

Seanca për rritjen e pagave të gjyqtarëve në Kushtetuese, Rama: Turp kombëtar

Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj
20 Janar, 2026

Gjykata Kushtetuese është mbledhur prej orës 10 të mëngjesit për të shqyrtuar një kërkesë të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë...

Lexo më shumë

Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci

Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci
20 Janar, 2026

Gjykata e Lartë në Glasgow të Skocisë ka dënuar me 10 vjet burg 32 vjeçarin shqiptar Liridon Kastrati, pasi ky i...

Lexo më shumë

Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore

Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja
20 Janar, 2026

Erion Veliaj, ka depozituar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, për veprën penale të “Falsifikimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com