Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj prezanton projektet për vitin 2023 në Tiranë

2022/12/30 at 10:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj prezanton projektet për vitin 2023 në Tiranë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka prezantuar disa nga objektivat e Bashkisë së Tiranës për vitin 2023 sa i takon zhvillimit të sportit në kryeqytet.

Gjatë një interviste në “Vizion Plus”, Veliaj deklaroi se do të hapet gara për stadiumin “Selman Stërmasi”në mënyrë që ai të njohë të njëjtin zhvillim si “Arena Kombëtare”. Ai theksoi se do të nisë një transformim në kompleksin Dajti si dhe në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

“Nëse më pyet cila është ambicia ime për 2023-in, për vitin e sportit, patjetër rezultatet e ekipeve elitare, patjetër infrastrukturë. Sapo kemi rikuperuar si pronë kompleksin Dajti edhe aty do të bëhet edhe një super transformim. Unë gjykoj se përtej këtyre gjëra  më e rëndësishme është karakteri, skuadra dhe çunat dhe gocat që kanë një jetë të shëndetshme. Kemi edhe disa plane ambicioze. Ajo që ndodhi me Arenën Kombëtare është fantastike. Në vend të të qenit një copë fushë jeshile që njëherë në javë luhet edhe një ndeshje aty është një qendër tregtare me restorante, me Lufthansën, me Tumon, me disa kompani, me dyqane, me bare dhe lokale ku edhe luhet një ndeshje futbolli. Ku bëhet edhe samiti i Bashkimit Europian.  Kështu që plani është të bëjmë të njëjtën gjë te stadium “Selman Stermasi”që do të hapim një garë dhe një thirrje për të transformuar të gjithë atë zonë që mund t’i japë Tiranës së re një perspektivë ekonomike të jashtëzakonshme siç është bërë për njësinë 2 Arena Kombëtare, dhe duam të bëjmë të njëjtën gjë edhe me pallatin e sportit Asllan Rusi”, tha Veliaj.

Veliaj tha se pas kopshtit zoologjik në Tiranë do të nisë puna edhe për kopshtin botanik. Veliaj deklaroi se në fillim të muajit janar do të hapet terminali i autobuzëve në zonën e Lundrës si dhe do të vijojë puna për projektin e Unazave të Tiranës.

“Ne duam të fillojmë pas kopshtit zoologjik që ka dalë një mrekulli, kopshtin botanik. Një tjetër projekt. Po mbarojmë, po i japim dorën e fundit dhe në fillim të janarit do të hapim terminalin e autobusëve në lindje, te zona e Lundrës. Ndërkohë që po fillojmë punimet te Kthesa e Kamzës, aty prapë ku u bllokuam prej vitesh. Kemi mbaruar unazën deri te Shqiponjat, duam të vazhdojmë deri në Paskuqan, të rikthehemi prapë në Tufinë për t’u bashkuar me Shkozën.Dhe për të përfunduar projektin e unazave të Tiranës. Duam që në fillim të vitit tjetër të hapim tregun agro-ushqimor. Ne kemi një monopol privat të tregut agro-ushqimor me shumicë. Ndërkohë kemi gjithë këtë prodhimtari që duhet të shkojë dhe të paguajë haraç te privati. Që shtohet kosto edhe për fermerin që shet edhe për ne që shtrojmë tavolinat, dhe artikujt që janë në tavolinat e të gjithë banorëve të Tiranës. Hapja e tregut publik ul tarifën edhe për atë që shet dhe për atë që blen. Nuk të shtohet një pagesë ekstra. Ditët më të mira i kemi përpara, jo mbrapa”, tha Veliaj.

Ju sugjerojmë

Groenlanda/ Trump nuk është presidenti i parë amerikan që e dëshiron ishullin Arktik
Bota

Groenlanda/ Trump nuk është presidenti i parë amerikan që e dëshiron ishullin Arktik

19 Janar, 2026 5:11 pm
Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do telefonojë sot Putin
Bota

Rusia: Putini është ftuar të bashkohet me “Bordin e Paqes” për Gazën

19 Janar, 2026 4:02 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Kryesore

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar

19 Janar, 2026 3:10 pm
Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet
Aktualitet

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet

19 Janar, 2026 2:11 pm
KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë
Rajoni

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

19 Janar, 2026 2:05 pm
Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania: Marrëveshja tregtare me SHBA nuk do zbatohet
Bota

Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania: Marrëveshja tregtare me SHBA nuk do zbatohet

19 Janar, 2026 2:03 pm
Ushtria amerikane tërhiqet përfundimisht nga Iraku
Bota

Ushtria amerikane tërhiqet përfundimisht nga Iraku

19 Janar, 2026 1:56 pm
Italia e gatshme të ndërmjetësojë mes SHBA-së dhe Evropës
Bota

Italia e gatshme të ndërmjetësojë mes SHBA-së dhe Evropës

19 Janar, 2026 1:42 pm
FMN: Rritja e tarifave rrezik i madh për ekonominë globale
Bota

FMN: Rritja e tarifave rrezik i madh për ekonominë globale

19 Janar, 2026 1:39 pm
Arrestohen 2 vëllezër, dyshohen si të përfshirë në një vrasje
Kronikë

Arrestohen 2 vëllezër, dyshohen si të përfshirë në një vrasje

19 Janar, 2026 1:38 pm
Para
Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Parashikimi i yjeve në ditën e fundit të vitit

Parashikimi i motit, 9 tetor 2022

Moti/ Diell dhe temperatura deri në 17 gradë, si pritet të mbyllet viti 2022

Luks apo veshje të lira; Çfarë shpenzojnë më tepër shqiptarët?

Luks apo veshje të lira; Çfarë shpenzojnë më tepër shqiptarët?

TE FUNDIT

Groenlanda/ Trump nuk është presidenti i parë amerikan që e dëshiron ishullin Arktik

Groenlanda/ Trump nuk është presidenti i parë amerikan që e dëshiron ishullin Arktik
19 Janar, 2026

Donald Trump nuk është presidenti i parë amerikan që do Groenlandën. Ky ishull gjigant, i shkretë dhe i ngrirë ka qenë një obsesion...

Lexo më shumë

Rusia: Putini është ftuar të bashkohet me “Bordin e Paqes” për Gazën

Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do telefonojë sot Putin
19 Janar, 2026

Kremlini ka njoftuar se Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë një ftesë për t'u bashkuar me një "Këshill Paqeje" të udhëhequr nga SHBA-të...

Lexo më shumë

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
19 Janar, 2026

Sali Berisha hodhi poshtë opsionin e bojkotit pak orë para se Parlamenti të hapej për sesionin e ri. Bojkoti i...

Lexo më shumë

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet
19 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot parkun e ri të ndërtuar në liqenin e Paskuqanit, pjesë e bashkisë së Kamzës. Kryebashkiaku Rakip Suli prezantoi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com