Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj pret Sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop

2025/01/29 at 7:40 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj pret Sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop, Botond Szebeny, me të cilin diskutoi mbi zhvillimin e shërbimeve postare dhe përgatitjet për Asamblenë e Përgjithshme të PostEurop, e cila do të mbahet në tetor në Tiranë.


Veliaj theksoi rëndësinë e rolit të postës në epokën moderne, duke përmendur përmirësimet në shërbime, si shpërndarja e pensioneve dhe abonimeve për të moshuarit.

“Jemi vërtet të nderuar sepse asambleja juaj e përgjithshme do të jetë këtë tetor në Tiranë dhe jam krenar që keni zgjedhur qytetin tonë. Posta Shqiptare, gjithashtu edhe Posta Europiane, ka rishpikur veten me kolipostën, me dërgesat, po e shikojmë me procesin tonë zgjedhor, ku diaspora do të votojë me postë.

Posta ka një pafundësi shërbimesh që mund të ofrojë. Sot po shikojmë se si me postën mund të shpërndajmë edhe abonenë e autobusit, që të jetë sa më e thjeshtë për të moshuarit, gjyshërit dhe gjyshet”, tha Veliaj.

Më tej, ai shtoi se Tirana është gati të presë ngjarje të rëndësishme, si Giro d’Italia dhe Këshilli Politik Europian.

“Këtë vit Tirana është Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Ne do të presim Giro d’Italia, e cila ka zgjedhur Shqipërinë për të filluar këtë eksperiencë të jashtëzakonshme. Këshilli Politik Europian, mbas Budapestit, transferohet gjithashtu në Tiranë në mes të Majit.

Ju jeni qershia mbi tortë në fund, edhe mezi pres që gjithë postat e Europës të kenë një eksperiencë të jashtëzakonshme në Tiranë, të jetë edhe një mundësi për të prezantuar qytetin që ka ndryshuar më shumë në të gjithë Europën në këto 10 vitet e fundit”, u shpreh Veliaj.

Nga ana e tij, Szebeny shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Postës Shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës, ndërsa nënvizoi se ky takim dhe asambleja do të forcojnë bashkëpunimin mes PostEurop dhe autoriteteve shqiptare, duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të sektorit postar.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e Postës Shqiptare, por njëkohësisht edhe për mbështetjen e madhe që Bashkia e Tiranës ka dhënë për këtë ngjarje. Komuniteti evropian do të mblidhet këtu në Tiranë, dhe ne do të dëshironim të kontribonim në atmosferën e shkëlqyer të Tiranës, e cila sapo mësova, është e lidhur me të gjitha ngjarjet që keni organizuar në të kaluarën dhe ato që keni në plan të organizoni edhe në vitin 2025 përmes një ngjarje të suksesshme të industrisë postare.

Kjo industri mbetet një faktor kyç dhe në një farë mënyre një faktor i rëndësishëm në botën e e-commerce-it, ku po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për ekonomitë dhe shoqëritë Evropiane. Prandaj, mendoj se do të kemi një bashkëpunim të shkëlqyer. Dhe një herë tjetër, faleminderit shumë, zoti kryetar, për mbështetjen tuaj”, përfundoi Szebeny.



Ju sugjerojmë

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Para
Transporti ajror, 2.4 milionë pasagjerë për 3 muaj

Transporti ajror, 2.4 milionë pasagjerë për 3 muaj

ISHP: Shqipëria, në epidemi gripi

ISHP: Shqipëria, në epidemi gripi

Gjykata pritet të japë sot masën e dënimit për ish-senatorin Bob Menendez

Gjykata pritet të japë sot masën e dënimit për ish-senatorin Bob Menendez
















TE FUNDIT

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
8 Qershor, 2025

Mes fokusit intensiv në përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ulur importet e gazit dhe naftës ruse gjatë viteve të...

Lexo më shumë

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
8 Qershor, 2025

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të “një ekosistemi...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com