Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj pret delegacionin suedez: Synojmë politika sociale që ndihmojnë shtresat në nevojë

2024/09/14 at 12:54 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj pret delegacionin suedez: Synojmë politika sociale që ndihmojnë shtresat në nevojë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim përfaqësues të autoriteteve vendore dhe të partisë Social-Demokrate suedeze, të cilët vizituan kryeqytetin shqiptar dhe Bashkinë e Tiranës.

Takimi u organizua edhe falë mbështetjes së Fondacionit “Olof Palme”, një fondacion me shtrirje ndërkombëtare, i cili prej vitesh në Shqipëri mbështetet lëvizjet solidare dhe politikat e majta sociale, në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Teksa vlerësoi projektet sociale dhe punën e bërë me mbështetjen e kësaj organizate, kryebashkiaku Veliaj theksoi se partneriteti me “Olof Palme” është një mundësi drejt eksperiencave më të mira.

“Jam vërtet mirënjohës sepse kemi bërë punë të jashtëzakonshme, edhe me kontratën sociale, edhe me grupet e interesit, kanë qenë këto politika të majta që na kanë çuar drejt këtyre vendimeve, si: Transporti falas për studentët, pagesa e gjysmës së konvikteve për studentët nga Bashkia e Tiranës, aksesi në teknologji dhe trajnimet në qendrën “TUMO”, të paguara prapë nga Bashkia e Tiranës, transporti falas për pensionistët nga nga 1 janari i vitit tjetër, prapë e paguar nga Bashkia e Tiranës, dhe nga shtatori tjetër ushqim falas për fëmijët në shkolla. Këto janë politikat e majta, ndaj besoj fort se partneriteti me “Olof Palme” ka qenë një mundësi për të parë eksperiencat më të mira”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se eksperienca e marrë nga vendet skandinave dhe kryesisht nga Suedia, ka shërbyer që Bashkia e Tiranës të integrojë, në vendimmarrjet e saj, politika të mirëfillta që kanë si synim barazinë sociale dhe përmirësimin e jetesës së përbashkët dhe kryesisht shtresave më në nevojë.

“Tani jemi duke menduar sesi do të bëjmë qendrën më të madhe në Ballkan për të ndihmuar fëmijët e spektrit autik. Ne mund të subvencionojmë edhe transportin, edhe konviktet, edhe ushqimin, ndaj them se ia ka vlejtur investimi dhe eksperienca që kemi marrë nga vendet skandinave, por sidomos nga Suedia dhe fondacioni “Olof Palme”, për të injektuar edhe në nivelin lokal politika të mirëfillta që ndihmojnë njerëzit më shumë në nevojë”, tha kreu i Bashkisë.

“Olof Palme International Center” është organizata ombrellë e lëvizjes punëtore suedeze për solidaritet ndërkombëtar.

Kjo organizatë punon globalisht për demokracinë, të drejtat e njeriut, drejtësinë sociale, paqen dhe qëndrueshmërinë, përmes një tranzicioni të drejtë, në frymën e Olof Palme.

Ajo mbështet lëvizjet dhe partitë progresive sociale që ndryshojnë shoqëritë dhe jetën e përditshme të njerëzve.

Ju sugjerojmë

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

17 Qershor, 2025 8:50 pm
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17 Qershor, 2025 8:47 pm
Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
Aktualitet

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri

17 Qershor, 2025 8:21 pm
Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
Bota

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

17 Qershor, 2025 8:13 pm
SHBA godet mallrat kineze me tarifë 145%
Bota

Trump shton tensionet:E dimë ku fshihet lideri i Iranit, s’do ta vrasim për momentin

17 Qershor, 2025 8:00 pm
Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025
Aktualitet

Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025

17 Qershor, 2025 7:37 pm
Manja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare
Aktualitet

Manja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare

17 Qershor, 2025 7:35 pm
Keqmenaxhoi fondet bujqësore, BE gjobit Greqinë me 400 milionë euro
Rajoni

Keqmenaxhoi fondet bujqësore, BE gjobit Greqinë me 400 milionë euro

17 Qershor, 2025 7:00 pm
Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran
Bota

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

17 Qershor, 2025 7:00 pm
Media greke për Samir Manen: Si e ndërtoi suksesin e tij miliarderi i parë shqiptar
Aktualitet

Media greke për Samir Manen: Si e ndërtoi suksesin e tij miliarderi i parë shqiptar

17 Qershor, 2025 6:46 pm
Para
Shkon në 233 numri i viktimave nga tajfuni Yagi

Shkon në 233 numri i viktimave nga tajfuni Yagi

Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën

Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën

Vuçiç nënshkruan marrëveshjen për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Vuçiç nënshkruan marrëveshjen për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

TE FUNDIT

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
17 Qershor, 2025

Pas një pune të pandërprerë të forcave, është arritur të vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan....

Lexo më shumë

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
17 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka shprehur mbështetje të fuqishme për Izraelin dhe fushatën e tij ushtarake kundër Iranit, teksa ka...

Lexo më shumë

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
17 Qershor, 2025

Turizmi në Shqipëri njeh rritje jo vetëm në shifrat e turistëve që e vizitojnë nga viti në vit, por edhe...

Lexo më shumë

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
17 Qershor, 2025

Berlini, kryeqyteti i Gjermanisë, përkujtoi 72-vjetorin e kryengritjes së vitit 1953, në të cilën më shumë se një milion vetë u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com