Për analistin Lorenc Vangjeli, kryebashkiaku Erion Veliaj bëri gjënë e duhur që shkoi në SPAK, ku qëndroi për 8 orë ditën e martë.
Në emisionin “Opinion”, Veliaj po bën kontrast me kundërshtarët e tij politik. Sipas tij, teksa ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson SPAK organizatë kriminale, Veliaj thotë se drejtësia duhet të vijojë punën.
Analisti thotë se kryebashkiaku po e bën politike këtë çështje, pasi sipas tij, është një “fushë” ku ata fitojnë.
“Qëndrimi i Veliajt ishte befasues për mënyrën si e kemi parë. Nisur nga synimi i tij ai ka bërë atë që duhet., ai ka bërë kontrastin e kundërshtarëve politik. Po ta kuptosh, strategjia e tij ishte një kurth i përbashkët mes kryeministrit dhe kryetarit bashkisë, një mënyrë mbrojtje për ta tërhequr në politik kua ta zakonisht ata fitojnë. Duke nisur kontrastin me kundërshtarët politike, këta i thonë të vazhdojë, ata i thonë organizatë kriminale. Ai tentoi ta sjellë në rrafsh politik. Nëse Berisha thotë organizatë kriminale, ky u thotë të shkojnë përpara. Nëse Ilir Meta thotë do i çoj në burg dhe nëse do jem në burg, këta i thonë të punjmë dhe të vijojmë përpara”,-tha Vangjeli./Opinion.al