Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj: Në shtator të gjitha kopshtet të rikonstruktuara

2016/07/11 at 12:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj: Në shtator të gjitha kopshtet të rikonstruktuara

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të Kopshtit nr.26 në Rrugën e Kavajës, duke vijuar punën për rinovimin e 23 kopshteve të Tiranës para nisjes së sezonit të ri arsimor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ashtu siç është premtuar më herët, rikonstruksioni i kopshteve do të përfundojë brenda verës, e mandej vitin tjetër, do të nisë puna për ndërtimin e shkollave, ç’ka do të sjellë reduktimin e mësimit me dy turne. Pasi inspektoi punimet e përfunduara në Kopshtin nr.26, kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur me punën e bërë, për të garantuar kushte më të mira për fëmijët e qytetit.

“Tani që rikonstruksioni i kopshtit mbaroi, duket se ç’punë e paqme është bërë këtu. Ky është kopshti i dhjetë nga 23 kopshtet e Tiranës që jemi duke i rikonstruktuar. Ashtu siç e ka emrin, “Diell”, shpresoj se do të shkëlqejë një ditë e mirë, një ditë e re për të gjithë fëmijët”, tha Veliaj. Kryebashkiaku theksoi se bashkia do të punojë gjithë verën që edhe kopshtet e mbetura të jenë gati në shtator.

“Na kanë mbetur edhe 13 kopshte deri sa të vijë 1 shtatori, kur të gjithë vijnë nga pushimet e t’i gjejnë gati. Për Bashkinë e Tiranës nuk do të ketë pushim gjatë kësaj vere, por do të punojmë me turne që edhe 13 kopshtet e fundit që na kanë mbetur t’i përfundojmë deri në shtator, në mënyrë që kur princat dhe princeshat e Tiranës të kthehen nga pushimet, të kenë mundësi të mësojnë në kopshte moderne”, tha ai. Veliaj shtoi se Tirana ka kopshtet më të mira publike në vend. Ndërsa solli në vëmendje se vetëm për kopshtin nr. 26 kanë bashkëpunuar 10 kompani, kreu i bashkisë vlerësoi të gjitha kompanitë që kanë mbështetur investime të rëndësishme, të cilat do të ishte e vështirë të kryheshin me financat modeste të bashkisë.

“Falenderoj të gjitha kompanitë që bujarisht dhanë dhe treguan se aty ku ka vullnet, ka një rrugëzgjidhje. Ndaj, jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që dhanë diçka, qoftë për ndërtimin, kanalizimet, pjesët hidraulike, për higjenën, dhe besoj se sot ky kopësht është një nga kopshtet më të mira që kemi në Tiranë”, deklaroi Veliaj. Por, ai falenderoi edhe punonjësit e kopshtit për përkushtimin e përditshëm me fëmijët.

“E çmojmë jashtë mase punën tuaj. Kur prindërit lënë fëmijën e tyre këtu, na kanë besuar gjënë e tyre më të shtrenjtë dhe besoj se është në dinjitetin tonë që gjënë e tyre më të shtrenjtë ta trajtojmë me dashuri, me respekt, dhe me gjithë mbështetjen që mund të ofrojmë në kopshtet e Tiranës”, përfundoi ai.

Veliaj te kopshti nr. 26 (7)

Ju sugjerojmë

Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Kronikë

Përndoqi një 33-vjeçare, shpallet në kërkim një person në Tiranë

13 Qershor, 2025 10:54 am
“Po flet nga vendi pa leje, tregon nervozizëm”, Rusmaili përplaset me Logun në KAS
Kryesore

“Po flet nga vendi pa leje, tregon nervozizëm”, Rusmaili përplaset me Logun në KAS

13 Qershor, 2025 10:52 am
Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra tre policë
Kronikë

Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra tre policë

13 Qershor, 2025 10:35 am
Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Bota

Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

13 Qershor, 2025 10:08 am
Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet kundër Iranit
Bota

Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet kundër Iranit

13 Qershor, 2025 9:52 am
Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë: Nuk kam se çfarë them
Kronikë

Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë: Nuk kam se çfarë them

13 Qershor, 2025 9:49 am
Analiza nga BBC: Arsyeja pse Izraeli sulmoi Iranin dhe pse pikërisht tani?
Bota

Analiza nga BBC: Arsyeja pse Izraeli sulmoi Iranin dhe pse pikërisht tani?

13 Qershor, 2025 9:47 am
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Kryesore

Grabitën taksistin dhe një punonjës karburanti/ Pranga 23-vjeçares, në kërkim…

13 Qershor, 2025 9:40 am
Analizë/ Çfarë ndodh tani? Irani do të sulmojë Izraelin me gjithë fuqinë
Bota

Analizë/ Çfarë ndodh tani? Irani do të sulmojë Izraelin me gjithë fuqinë

13 Qershor, 2025 9:38 am
A do të pezullohen ndihmat për Ukrainën? Ja çfarë thotë Donald Trump
Bota

Trump ishte në dijeni të sulmeve ndaj Iranit

13 Qershor, 2025 9:30 am
Para
Lugina e Drinos, ja pse është kaq terheqëse për turistët

Lugina e Drinos, ja pse është kaq terheqëse për turistët

Video/ Ja kush është futbollisti Kuqezi që parashikoi Portugalinë fituese

Video/ Ja kush është futbollisti Kuqezi që parashikoi Portugalinë fituese

Të fshehtat e 42 trëndafilave blu që iu dhuruan Bashës

Viktoria Nuland dhe hileqarët e Tiranës

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Përndoqi një 33-vjeçare, shpallet në kërkim një person në Tiranë

Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
13 Qershor, 2025

Një 54-vjeçar në Tiranë është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka hapur një llogari në rrjetet sociale me kredencialet...

Lexo më shumë

“Po flet nga vendi pa leje, tregon nervozizëm”, Rusmaili përplaset me Logun në KAS

“Po flet nga vendi pa leje, tregon nervozizëm”, Rusmaili përplaset me Logun në KAS
13 Qershor, 2025

Seanca e sotme në Kas është përfshirë nga debate të forta mes anëtarit të KAS, Ilir Rusmailit dhe përfaqësuesit të...

Lexo më shumë

Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra tre policë

Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra tre policë
13 Qershor, 2025

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Tiranë  ka pezulluar nga detyra tre punonjës policie të Forcave të Posaçme “Shqiponja” Pezullimi i...

Lexo më shumë

Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
13 Qershor, 2025

Irani ka kërkuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar sulmet e Izraelit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com