Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj me nxënësit më të mirë të Tiranës: Nga janari bursa falas për kurset digjitale te Piramida

2023/12/19 at 1:55 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj me nxënësit më të mirë të Tiranës: Nga janari bursa falas për kurset digjitale te Piramida

Bashkia e Tiranës ka mbështetur me bursa 2926 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, të cilët kanë dalë me rezultate të shkëlqyera në mësime.

Gjatë një takimi me një pjesë të tyre, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se bursa është një kontribut i qytetitpër t;iu thënë të tjerëve se nëse duan të ecin në jetë duhet të mësojnë fort.

“Këtë vit kemi thyer rekord për numrin e nxënësve me dhjeta. Prandaj, nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa t’u themi çunave dhe gocave: Bravo ju qoftë! Bursa është një kontribut i qytetit, jo për t’ju bërë të pasur, por për t’ju thënë, jo vetëm nxënësve me dhjeta, por edhe të tjerëve, se nëse duan të ecin përpara në jetë, duhet të mësojnë fort, derisa t’ia dalin, duke mos u dorëzuar e duke na bërë të gjithëve krenarë. Prindërit tuaj janë njerëz të thjeshtë, vijnë nga familje që kanë sakrifikuar shumë, disa prej tyre ndoshta ia kanë nisur nga zero në Tiranë, ndaj kam veç mirënjohje për ta, për nënat, baballarët, gjyshërit dhe gjyshet tuaja”, u shpreh Veliaj.

Pas çdo nxënësi të suksesshëm, shtoi ai, është një familje e fortë, por edhe një mësues dhe mësuese e përkushtuar. “Teksa kemi ndërtuar shkollat e reja, kam pasur fatin të njihem me shumë mësues dhe mësuese, me të cilët kam diskutuar edhe për familjen e tyre. Ndonjëherë, harrojmë se një mësues është edhe një nënë ose baba, që ka gjithashtu vështirësi në familje, që pati probleme gjatë Covid-it, që mund të ketë humbur shtëpinë gjatë tërmetit, përveç klasës. Ndonjëherë, harrojmë që mësuesit nuk janë mure prej gome, se edhe ata po kalojnë sfida të ngjashme me tonat, e megjithatë, e mbajnë veten me dinjitet, me kokën lart dhe një buzëqeshje, që të bën të mendosh se nuk kanë asnjë problem, se i vetmi shqetësim është fokusi te nxënësi apo nxënësja që kanë përpara. Faleminderit për këtë mision kaq të jashtëzakonshëm”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se përveç bursave për nxënësit me dhjeta, nga janari 2024 Bashkia e Tiranës do të mundësojë kurse digjitale falas te Qendra TUMO te Piramida.

“Duke filluar nga data 1 Janar, të gjitha kurset tona do të jenë falas. Bashkë me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim kemi vendosur që, për çdo djalë dhe çdo vajzë që dëshiron të marrë njohuri digjitale, ne do t’ua paguajnë bursën e plotë. Pavarësisht si e ka mbiemrin, pavarësisht nga çfarë familje vjen, pavarësisht nga e ka origjinën, ku jeton, dhe pavarësisht gjendjes ekonomike, çdo çun dhe çdo gocë në Tiranë duhet ta ketë njësoj mundësinë që aftësohet me kurse digjitale”, nënvizoi ai.

Kreu i bashkisë falënderoi edhe nxënësit që aktivizohen si vullnetarë në shumë aktivitete apo aty ku ka nevojë qyteti.

“E them shpesh: Kush është i mirë, i bën të gjitha! Çunat dhe gocat e Tiranës jo vetëm dalin me dhjeta, jo vetëm shkëlqejnë nëpër olimpiada, nëpër konkurse, por janë aty sa herë ka nevojë qyteti, nëse është një maratonë, nëse është një koncert, nëse është një aktivitet, nëse janë vizitat në prag të festave për të ndihmuar në qendrat sociale, në shtëpitë e fëmijës, apo qoftë edhe një komshi, ose një të afërm që ka nevojë. Këtë vit, shumë prej jush keni qenë vullnetarë, ndaj dua t’ju falënderoj me gjithë zemër”, u shpreh ai.

Veliaj bëri edhe një apel për këdo që ka mundësi për të kontribuuar këtë fundvit e për t’iu gjendur pranë familjeve në nevojë, duke dhuruar diçka në qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës.

Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Para
Video/ Përplasen 5 automjete pranë QTU-së, njëra makinë përfundon në kanal

Video/ Përplasen 5 automjete pranë QTU-së, njëra makinë përfundon në kanal

Mister vdekja e shtetasit italian, dyshohet se u vra nga kolegu i tij shqiptar

E spiunuan banorët e zonës, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali 

Ligjet miratojnë me 15 vota pro propozimin e PS për Komisionet Hetimore 

Ligjet miratojnë me 15 vota pro propozimin e PS për Komisionet Hetimore 

TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
6 Qershor, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme pranë qendrës historike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri...

Lexo më shumë

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
6 Qershor, 2025

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata...

Lexo më shumë

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
6 Qershor, 2025

Sherri online mes Donald Trump dhe Elon Musk ka shkaktuar reagime të shumta të rivalëve politikë të dyshes. Ish-presidenti rus,...

Lexo më shumë

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
6 Qershor, 2025

Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi Uashingtoni ka sanksionuar katër gjyqtarë të këtij institucioni. Sllovenia ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com